Tashmë në KORAL SECRETS Flagstore Tirana, do të keni mundësinë të ekzaminoni lëkurën me një nga makineritë e fytyrës MC88, që përdoret gjerësisht në kërkimin mjekësor dhe profesional për të ekzaminuar lëkurën. Kjo makineri mund të marrë imazhet e fytyrës me rezolucion shumë të lartë në dy lloje mjedisesh të spektrit: RGB dhe UV, për të analizuar cdo karakteristikë të lëkurës. Ky skaneri i lëkurës së fytyrës është një asistent shumë efektiv dhe i nevojshëm për të kuptuar tipologjinë, problematikat momentale dhe për të projektuar ato në të ardhmen. Kjo pajisje përmban pasqyrë imagjinare 3D dhe përdor pesë teknika të ndryshme spektrash për të bërë fotografi të fytyrës me definicion të lartë. Përmes teknologjisë inteligjente të nxjerrjes së simptomave të pozicionimit të fytyrës dhe teknologjisë së krahasimit të të dhënave  të lëkurës, kjo pajisje mund të analizojë me saktësi dimensione të shumta të problematikave të ndryshme të lëkurës si:

Imazhi RGB, paraqet problemet që syri normal i njeriut arrin të shikoi. Nga ky imazh mund të shikohen aknet në mjekër.

Imazhi i Zonës së Kuqe, thekson zonat e ndjeshme me ngjyrë të kuqe. Aknet janë një zonë e ndjeshme e lëkurës, e cila mund të shihet qartë në imazh.

Imazhi Heatmap, i referohet parimit të hartës së nxehtësisë, duke treguar zonën e ndjeshme të lëkurës përmes blloqeve të ndryshme të ngjyrave. Aknet janë në ngjyrë të kuqe ose të verdhë.

Pigmentimi i fshehur në shtresat e thella të lëkurës, i shkaktuar nga akne të hershme. Pigmentimi i fshehur mund të shihet qartë nën dritën UV. 

Ky analizim i plotë dhe gjithpërfshirës nëpërmjet hartave dhe paraqitjen e simptomave si edhe vlerat referuese sipas dimensioneve të lëkurës do të ndihmojë stafin e KORAL SECRETS, të mund të zhvillojnë planin më të mirë të trajtimit dhe kujdesit të lëkurës, sipas të dhënave aktuale të testit të pacientit. 

Ju ftojmë të REZERVONI orarin tuaj për të kryer analizimin e lëkurës me stafin tonë të trajnuar. Për të pasur rezultate sa më të sakta, duhet të keni lëkurë të pastër dhe të qëndrohet deri në 10 minuta pas pastrimit të saj. 

*Shënim: Ky analizim kushton 1,000 ALL, nëse zgjidhni të blini një rutinë të krijuar sipas përgjigjeve dhe sugjerimeve të pajisjes në bashkëpunim me stafin do ta përfitoni FALAS!

 

3D Full Facial Skin Analyzer

0 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI