NEOGEN DERMALOGY Double Vita Capsule Cleansing Foam

2,400.00 ALL 1,400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 15 dhe Prill 16.

 Pastrues fytyre ujor.

Ky larës në trajtë xheli, falë formulimit të veçantë me mikro kapsula ENZIM 2HA dhe përbërës të patentuar TRANEXIN NIA C, siguron një pastrim të plotë dhe efektiv duke ndihmuar gjithashtu në zbehjen e hiperpigmentimit dhe shenjave të mbetura post-akne. Përmbajtja e kapsulave me acid tranexamik dhe ekstrakt të frutit Yuzu do të ndihmojë në njëtrajtshmërinë e tonit të lëkurës, duke ju dhuruar shkëlqim. Ndërsa formulimi me niacinamide (ose vitaminë B3) do të zbehë njollat e krijuara nga hiperpigmentimi, si edhe do të zbehë qukat, duke parandaluar formimin e tyre të ri. Gjithashtu, do të stimulojë prodhimin e kolagjenit për një lëkurë më të tërhequr dhe rinore. Nga ana tjetër, glutathione, një antioksidues i fuqishëm, do të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të prodhimit të melaninës. Formula e butë, e balancuar me pH, hidraton pa irritim, duke siguruar kujdes freskues dhe të shëndetshëm për lëkurën. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që larësi ka një aromë shumë të këndshme dhe të freskët! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë të miksuar dhe të yndyrshme. 

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificale.

*150ml

Shpërndani