Një nga linjat më të fuqishme për lëkurën mature, dhe kundër shenjave të moshës të prodhuar nga laboratorët e markës inovative NEOGEN, është NEOGEN Agecure 3D Derma A.G. Active+ Wrinkle Solution! Pjesë e kësaj linje është NEOGEN Agecure Intensive New Age Creamkrem hidratues me përmbajtje të fuqishme peptidesh të patentuara, si: arginaline, Syn-Coll, dhe përbërësish të koncentruar, që njihen për efektet e tyre anti-moshë, si: adenosine, kolagjeni dhe panthenoli. Të gjithë së bashku punojnë dhe veprojnë për të zbehur dhe lëmuar shenjat e moshës në lëkurë. Gjithashtu ky krem përmban niacinamide, për të zbardhur në tërësi dhe për të ruajtur një tonalitet. Gjithashtu kremi nxit rritjen e elasticitetit, për një pamje më rinore! Nëse e ndjeni lëkurën të lodhur, pa jetë, është zgjidhja ideale, duke u përdorur së bashku me ampulat: NEOGEN Agecure One Minute Wrinkle Lift 3D Derma A.G. Active+ Wrinkle Solution Ampoule.  E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës.

*50ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit “magjik”

peptide të patentuara, arginaline, Syn-Coll, adenosine, kolagjen, panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Water, Cetearyl hexanoate, Dipropylene glycol, Canola Oil, Shea Butter, Glycerin, Hydrogenated Vegetable Oil, Ethylhexyl ethylhexanoate, niacinamide, behenyl alcohol, polyglyceryl-3 methyl glucoside distearate, Stearic acid, dimethicone, propolis extract, bifidobacteriaceae, centipede extract, white truffle extract, Aspergillus / rice fermentation filtrate, royal jelly extract, snail secretion filtrate, ethylhexyl glycerin, glutinous extract, palmitoyltreotide peptide-5, fucosanthin, drumstick seed oil, Sodium ascorbate, magnesium ascorbyl phosphate, madecassoside, hydrolized collagen, galactomyces fermented filtrate, hydrolyzed elastin, sunflower seed oil, white lupine seed extract, tocopherol, bergamot fruit oil, acetyl Hexapeptide-8, xylityl glucoside, anhydrous xylitol, xylitol, Glucose, Pearl Extract, Olive Oil, Adenosine, dipeptide diaminobutyryl benzylamide diacetate, Cetearyl alcohol, polyacrylate-13, disodium iodide, phenoxyethanol, Carnauba Wax, Caprylylgylcol, carbomer,Methylglucose sesquistearate, glyceryl stearate, Polyisobutene, polysorbate 20, citric acid, xanthan gum, sorbitan isostearate, butylene glycol,Caprylic / capric triglyceride, Hydrogenated Lecitin,Tromethamine, hydrogenated polyisobutene, caprylhydroxamic acid, 1,2-hexanediol

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN Agecure Intensive New Age Cream

6,700 ALL 7,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI