NARD Bouquet Garni Tea Tree Rosemary Body Lotion,  do t'i dhurojë trupit tuaj një lëkurë plotësisht të hidratuar teksa do të relaksoheni nën aromën e rozmarinës. Ky locion hidratues, ndihmon për të pasur një lëkurë të lëmuar dhe plot shkëlqim falë furnizimit me lëndë shumë ushqyese për lëkurën. Nga ana tjetër formulimim me gjalpë shea, bllokon të gjithë lagështinë brenda shtresave të lëkurës, për t'a ndjerë këtë fundit, të hidratuar gjatë gjithë ditës. Ndërsa formulimi me ekstrakt të pemës së çajit dhe të lules livando, ndihmojnë në qetësimin e lëkurës nga irritimet e ndryshme. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra artificial & natyral.

Këshillë: Në zonat problematike me më shumë qeliza të vdekura, si: kutikulat, bërrylat dhe thembra, mund të ri-aplikoni një shtresë mbi to për një kujdes më intensiv.

*1000ml

Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.

Përbërësit "magjik"

rozmarinës, ekstrakt i pemës së çajit, gjalpë shea, ekstrakt livando, ekstrakt i luleve Nymphaea Alba, 

Lista e plotë e përbërësve


Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Bouquet Garni Tea Tree Rosemary Body Lotion

2,500 ALL 3,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI