KLAIRS Fundamental Nourishing Eye Butter

3,600.00 ALL 2,400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 13 dhe Maj 14.

KLAIRS Fundamental Nourishing Eye Butter është një nga kremrat hidratues për zonën delikate rreth syve të prodhuar së fundmi nga marka KLAIRS, dhe në pak kohë ka krijuar përdoruesit e tij besnik! Ka një konsistencë shumë të veçantë në formë gjalpi. Përmban vaj nga farat e lulediellit, i pasur në vitaminë A dhe E, duke e mbrojtur lëkurën e hollë rreth zonës së syve, si edhe peptide, që përmirësojnë shenjat e moshës. Ka veti të fuqishme anti-oksidante dhe hidratuese, duke përmirësuar dukshëm vijat e holla dhe elasticitetin e lëkurës. Edhe pse ka formë prej gjalpi, arrin të përthithet mjaft shpejt nga lëkura dhe mund të përdoret edhe poshtë makeup-it. Përmban vlera ushqyese për lëkurën pa lënë ndjesinë e yndyrës, kështu që rekomandohet edhe për lëkurën e yndyrshme dhe ata që kanë bezdi përbërjet shumë të plota dhe vajore.

*20gr

Shpërndani