Keni nevojë për qetësim të menjëhershëm të lëkurës? Maska sheet mask COSRX Pure Fit Cica Calming True Sheet Mask, pjesë e linjës Pure Fit Cica kaq të dashur nga personat me lëkurë sensitive, është e formuluar me kompleksin Pure Fit Cica-7, i cili ka përqëndrimin më të lartë ndër gjithë produktet me centella asiatica, ose siç njihet ndryshe cica, me plot 7 përbërës nga vetë bima! Me ekstrakt centella asiatica, ekstrakt nga gjethja e centella asiatica-s, ekstrakt nga rrënja e centella asiatica-s, asiaticoside, acid asiatik, acid madecassik, madecassoside. Esenca e kësaj maske, është e formuluar gjithashtu me pycnogenol për të ushqyer, hidratuar, dhe forcuar epidermën e lëkurës. Gjithashtu, maska ndihmon edhe në trajtimin e akneve, sensitivitetit dhe gjendjes së rosaceas në lëkurë. E

*21ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Cica, 7 përbërës të bimës Centella Asiatica (ekstrakt centella asiatica, ekstrakt nga gjethja e centella asiatica, ekstrakt nga rrënja e centella asiatica, asiaticoside, acid asiatic, acid madecassic,madecassoside)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Alcohol, Betaine, Centella Asiatica Extract, Xanthan Gum, Paeonia Suffruticosa RootExtract, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Glyceryl Caprylate,Panthenol, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Centella Asiatica Leaf Extract, MelaleucaAlternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Diethylhexyl Sodium Sulfosuccinate,Caprylic/Capric Triglyceride, Sucrose Stearate, Pantolactone, Dipropylene Glycol, Asiaticoside, Asiatic Acid, MadecassicAcid, Cholesterol, Madecassoside, Centella Asiatica Root Extrac

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX Pure Fit Cica Calming True Sheet Mask (1pc.)

700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI