1SUR.MEDIC™ Azulene Soothing Mousse Toner, përmban kapsula blu të përqendruara me 10 peptide & Azulen dhe Ceramide, të cilat ndihmojnë në forcimin e barrierës për një lëkurë sa më të shëndetshme. Nga ana tjetër, formulimi me 5 përbërës kryesorë Cica (Centella Asiatica, Madecassoside, Asiaticoside, Acid Asiatic, Madecassic Acid) të kombinuara me ekstraktin e Artemisias ndihmon në shërimin e shpejtë dhe minimizimin e inflamacionit në lëkurë. Ndërsa, kombinimi me panthenol dhe kalaminar mundësojnë hidratim dhe ruajtje të lagështisë natyrale të lëkurës, pa dëmtuar aspak barrierën mbrojtëse delikate të saj. Kosistenca e këtij toneri vjen e veçantë, pasi në momentin e aplikimit kthehet në trajtë shkume duke u përthithur thellë në lëkurë për t'i dhënë një shkëlqim dhe hidratim intensiv. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë sensitive. 

Formula e tij është jokomedogjenike, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: përbërës EO, alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*110ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

10 peptide & Azulene, dhe kapsula Ceramide, 5 përbërës kryesorë Cica (Centella Asiatica, Madecassoside, Asiaticoside, Acid Asiatic, Madecassic Acid), ekstrakt Artemisia

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycereth-26, Adenosine, Guaiazulene(10ppm). Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Madecassoside, Camellia Sinensis Seed Oil, Betula Platyphylla Japonica Juice, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Camellia Japonica seed Extract, Camellia Japonica Flower Extract, Portulaca Oleracea Extract, Citrus Nobilis (Mandarin Orange) Fruit Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Calendula Officinalis Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Extract, Camellia Japonica Leaf Extract, Artemisia Capillaris Extract, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Ceramide 3, Butyrospermum Parkii (Shea Butter). Persea Gratissima (Avocado) Oil, Allantoin, Calamine, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Panthenol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Cupressus Sempervirens Oil, Torreya Nucifera Seed Oil, Centella Asiatica Extract, Polysorbate 20, Glycereth-25 PCA Isostearate. Tromethamine, Cocamidopropyl Betaine, Ethylhexylglycerin, Carbomer, Sodium Chloride, Maltodextrin, Sodium Hyaluronate. Caprylic/Capric Triglyceride.

 

Zhvilluar nga Neogenlab, SUR.MEDIC™ është kujdestari personal i lëkurës suaj që siguron që çdo problematikë e lëkurës tuaj të jetë nën kontroll 24/7. Kjo markë ofron një zgjidhje të përditshme për lëkurën me konceptin e parë-ndihmës, e efektshme, e lehtë, e qasshme kudo, por mjaft fleksibile për tu përshtatur me gjendjen e përditshme të lëkurës suaj. Për çdo shqetësim të lëkurës, "Koral Secrets" ofron markën më të re të koleksionit SUR.MEDIC™.

SUR.MEDIC™ Azulene Soothing Mousse Toner

2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI