Kremi kundër diellit Jumiso Awesun Airy Fit SPF50+ PA++++ është një krem kundër diellit i formuluar me filtra mbrojtës kimik i cili premton hidratim dhe mbrojtje maksimale ndaj rrezeve të diellit, duke e lënë lëkurën të butë. Formulimi i tij, i pasuruar me ekstrakt bambuje dhe panthenol i ofron lëkurës hidratim të tjellë si edhe e mbron lëkurën nga dëmtimet e radikaleve të lira. Ndërsa përbërja me niacinamide, ndihmon në minimizimin e poreve dhe njëtrajtësimin e të lëkurës duke ndihmuar në zbehjen e njollave kafe. Nga ana tjetër formulimi me adenosine dhe tocopherol, e bën këtë krem mbrojtës ndaj diellit të përshtatshëm edhe për personat që dëshirojnë t'ju adresohen shenjave të moshës. Pas përdorimit të këtij produkti, në lëkurë nuk do të mbetet asnjë njollë e bardhë dhe gjithashtu është një bazë e mirë për makeup-in. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është patestuar në kafshë, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

ekstrakt bambuje, panthenol, niacinamide,  adenosine dhe tocopherol

Lista e plotë e përbërësve

Water, Bambusa Arundinacea Stem Extract, Dibutyl Adipate, Propanediol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polymethylsilsesquioxane, Ethylhexyl Triazone, Niacinamide, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Coco-Caprylate/Caprate, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Methicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Glycerin, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Decyl Glucoside, Tromethamine, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Xanthan Gum, t-Butyl Alcohol, Tocopherol

JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.

JUMISO Awe Sun Airy-fit Daily Moisturizer With Sunscreen SPF50+ Pa++++

1,500 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI