I ndjeni buzët tuaja të ashpra dhe kjo si pasojë e qelizave të vdekura në to? COSRX Full Fit Honey Sugar Lip Scrub do të eksfoliojë buzët dhe njëkohësisht do t'u dhurojë hidratim mjaftueshëm. Përbërja e tij e veçantë është e formuluar me ekstrakt mjalti, kakao dhe kristale të buta sheqeri, për një eksfolim sa më të përshatshëm për buzët. Një sugjerim do të ishte perdorimi i këtij scrub-i para se të aplikoni një buzëkuq, ose në mbrëmje përpara maskës së gjumit LANEIGE Lip Sleeping Mask.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, sulfate, alkool, silikon, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial. 

*20gr

Aplikoni një sasi të konsiderueshme mbi buzë dhe masazhojini ato butësisht. Lëreni përbërjen të qëndrojë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Për rezultat më të mirë, përdoreni pas eksfolimit me scrub-in, përdorni një balm buzësh ose maskën LANEIGE Lip Sleeping Mask.

Përbërësit "magjik"

mjaltë, kokrriza të sheqerit, ekstrakt nga fruti i limonit

Lista e plotë e përbërësve

Sucrose, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Sorbeth-30 Tetraoleate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Bis-Diglyceryl Polyacyladipate-2, Water, Stearalkonium Hectorite, 1,2-Hexanediol, Propylene Carbonate, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Ethylhexylglycerin, Butylene Glycol, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Dextrin, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Honey

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX Full Fit Honey Sugar Lip Scrub

1,650 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI