IUNIK Centella Calming Ac Spot Cream është një trajtim topik i formuluar me përbërës me efekt qetësues për lëkurën. Është i formuluar me 81% centella asiatica, e cila njihet për efektet e saj mrekullibërëse në lëkurë, në qetësimin e irritimeve, skuqjes, të shkaktuar nga rrezet e dëmshme të diellit dhe agresorët e tjerë të jashtëm. Gjithashtu, në formulimin e tij përmban AHA, BHA dhe PHA për të pastruar lëkurën nga papastërtitë. AHA, largon qelizat e vdekura. BHA, pastron thellësisht poret nga sebumi i tepërt. PHA, mban lagështinë e duhur dhe forcon barrierën e lëkurës. Nga ana tjetër, ekstrakti i totarolit e ushqen lëkurën me hidratim por pa e rënduar aspak edhe lëkurën e yndyrshme. Konsistenca e tij është e lehtë, në trajtë xheli, duke e bërë kështu të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës.

Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën dhe vazhduar me hapat e tjerë bazik, si aplikimi i tonerit dhe serumit, vendoseni trajtimin topik në zonat e irrituara ose në gjithë fytyrën.

Përbërësit "magjik"

81% centella asiatica, AHA, BHA, PHA, ekstrakt totaroli

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Centella Asiatica Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Lactobacillus/Hibiscus Sabdariffa Flower, Ferment Filtrate, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Glucuronic Acid, Rhamnose, Cordyceps Militaris Extract, Glucose, Totarol, Panthenol, Lactic Acid, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Salicylic Acid, Glycolipids, Adenosine, Gluconolactone, Capryloyl Salicylic Acid, Polyisobutene, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Caprylyl Glycol, Citric Acid, Pentylene Glycol, Cellulose Gum, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Disodium EDTA, Ethoxydiglycol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Magnesium Aluminum Silicate, Hydroxyacetophenone, Tromethamine

Emri i markës së njohur koreane IUNIK është një akronim që qëndron për:

I- ideal (ideal)

U- unique (unik)

N- natural (natyral)

I-ingredients (përbërës)

K- know how to (të dish si)

E tillë është filozofia e IUNIK që në thelbin e saj do të thotë: “Të dish si të zhvillosh produktet më të mira që janë ideale për lëkurën, unike dhe efektive, me origjinë natyrale dhe me përbërës të sigurtë”.  Përmes inovacionit dhe hulumtimeve të vazhdueshme, IUNIK synon krijimin dhe sigurimin e produkteve që i përgjigjen një tipologjie të caktuar të lëkurës apo një problematike të saj. Një vlerë e shtuar e këtyre produkteve është raporti i drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimit të arsyeshëm.


IUNIK Centella Calming Ac Spot Cream

1,300 ALL 1,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI