Mjafton vetëm një aplikim të esencës ABIB Heartleaf Essence Calming Pump për të kuptuar efektet e mrekullueshme në qetësimin dhe hidratimin e lëkurës! Kjo esencë përmban plot 80.59% ekstrakt të bimës Heartleaf, i cili ofron menjëherë qetësim të lëkurës së irrituar. Kjo bimë përmban kuercitrinë, duke ndihmuar në shpërbërjen e qelizave të vdekura, dhe mban në kontroll prodhimin e sebumit të tepërt! Kjo esencë përmban gjithashtu ujë menteje, ekstrakt të gjethes wintergreen, dhe acid succinic, për të ulur inflamacionin dhe minimizuar skuqjen në lëkurë. Esenca depërton butësisht në shtresat e lëkurës për të ofruar hidratim të thellë afatgjatë. Kjo esencë i përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, kryesisht asaj me tendencë akneike dhe sensitive.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe jo-komedogjenike. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*50ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
80.59% ekstrakt i bimës Heartleaf
Lista e plotë e përbërësve
Houttuynia Cordata Extract, Glycerin, Methylpropanediol, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, Sodium Hyaluronate, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Hydroxyethyl Urea, Panthenol, Water, Choleth-24, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Caprylyl Glycol, 1,2-Hexanediol, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Limonene, Linalool
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.