Seti ideal për udhëtim I DEW CARE Kitten My Balance On Balancing & Calming Trio përmban 3 produktet më të domosdoshme për kujdesin e lëkurës. Ky set përmban në sasi "mini" larës, serum dhe maskë me shpëlarje. Të treja këto produkte janë të formuluara me ekstrakt të gjetheve të bimës Heartleaf, e cila trajton me intensivitet skuqjen dhe irritimet e ndryshme të lëkurës. Seti përmban:

Larës:I DEW CARE Namaste Kitten Clarifying Cypress Leaf Cleanser
Ky larës ujor është i formuluar me vajin e farës së kanabis Sativa, i cili ka veti të fuqishme antioksiduese. Ky larës bën të mundur pastrimin e thellë të lëkurës nga çdo papastërti, duke e ushqyer këtë të fundit me acide yndyrore, të cilat gjenden në vajin e farës së kanabis Sativa. Nga ana tjetër formulimi i këtij larësi me ekstrakt të bimës Heartleaf, minimizon çdo skuqje në lëkurë duke ofruar qetësim. Ky larës gjithashtu ofron trajtim për aknet dhe ul inflamacionin. Ndërsa falë formulimit me kaolinë, ky larës largon të gjitha papastërtitë e grumbulluara në pore, duke bërë kështu të mundur edhe tkurrjen e tyre.

*50ml

Serum: I DEW CARE Juicy Kitten Purifying Power-Green Serum

Ky serum nga vetë emri që ka menjëherë pas aplikimit purifikon dhe ofron hidratim në lëkurë. Formulimi i këtij serumi Power-Green përfshin një multikompleks bimësh jeshile, si: gjethe lakre jeshile, spirulina dhe Chlorellatë, të cilat janë të pasura me lendë ushqyese dhe antioksidantë për të ushqyer, hidratuar dhe qetësuar lëkurën. Ky serum gjithashtu është i formuluar me kompleksin Purifying, i cili ofron qetësim të lëkurës dhe pastrim të saj nga të gjithë agjentët e jashtëm apo radikale të lira të cilët shpeshherë janë shkaktarët kryesorë të dëmtimin të barrierës mbrojtëse. Ndërsa formulimi me ekstrakt të gjethes së bimës Heartleaf, minimizon të gjitha irritimet e mundshme.

*15ml

Maskë me shpëlarje: I DEW CARE Yoga Kitten Balancing Heartleaf Clay Mask

Kjo maskë është në përbërje argjile e miksuar në mënyrë perfekte me copëza gjethesh të vërteta të bimës Heartleaf. Kjo maskë arrin të mbajë në kontroll sebumin e tepërt, të ofrojë qetësim dhe detoksifikim të lëkurës. Ekstrakti i gjetheve të bimës Heartleaf ndihmon në minimizimin e skuqjes dhe çdo lloj irritimi të ndryshëm. Kjo maskë gjithashtu është e formuluar me eukalipt, i cili trajton njollat në lëkurë falë vetive të fuqishme balancuese që ka, dhe gjithashtu arrin të pastrojë në thellësi qelizat e vdekura dhe papastërtitë e grumbulluara në shtresat e lëkurës. Nga ana tjetër formulimi i maskës me kaolinë përthithë në mënyrë të menjëhershme sebumin e tepërt. Kjo maskë gjithashtu ndihmon në trajtimin e akneve dhe minimizimin e inflamacionit. E përshtatshme për lëkurën e yndryshme, sensitive dhe me tendencë akneike.

*10gr

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

Larës: I DEW CARE Namaste Kitten Clarifying Cannabis Sativa (Hemp) Seed Oil Cleanser

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.

Serum: I DEW CARE Juicy Kitten Purifying Power-Green Serum

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Maskë me shpëlarje: I DEW CARE Yoga Kitten Balancing Heartleaf Clay Mask

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të thatë, sidomos në zonat me pore më të zmadhuara. Mbajeni maskën për 10 min. Më pas, masazhoni lehtësisht lëkurën me lëvizje rrethore me ujë të vakët dhe të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. 

*Sugjerohet të përdoret 2-3 herë në javë për lëkurat e yndyrshme dhe 1-2 herë në javë për lëkurat sensitive.

Përbërësit "magjik"

I DEW CARE Namaste Kitten Clarifying Cannabis Sativa (Hemp) Seed Oil Cleanser

vaj i farës kanabis Sativa, ekstrakti i gjethes së bimës Heartleaf.

I DEW CARE Juicy Kitten Purifying Power-Green Serum

niacinamide, ekstrakt Salix Alba (Willow) Bark, ekstrakti i gjethes së bimës Heartleaf, ekstrakt i gjethes aloe vera

I DEW CARE Yoga Kitten Balancing Heartleaf Clay Mask

ekstrakt i gjethes së bimës Heartleaf, kaolin, ekstrakt i bimës centella asiatica, panthenol, ekstrakt nga bima Willow Bark, tocopherol, keramide, ekstrakt i pemës së çajit.

Lista e plotë e përbërësve

Juicy Kitten: WaterButylene GlycolPropanediolGlycerinNiacinamidePentylene Glycol1,2-HexanediolDiethoxyethyl SuccinateSalix Alba (Willow) Bark ExtractChlorella Vulgaris (Dermochlorella Algae) ExtractBrassica Oleracea Acephala (Kale) Leaf ExtractSpirulina Platensis ExtractHouttuynia Cordata ExtractMoringa Pterygosperma (Moringa Oleifera) Seed ExtractChondrus Crispus (Carrageenan) ExtractPolyglyceryl-10 LaurateSaccharum Officinarum (Sugarcane) ExtractCentella Asiatica (Gotu Kola) ExtractMelia Azadirachta Leaf ExtractCarbomerPolyquaternium-51Melia Azadirachta Flower ExtractTromethamineBiosaccharide Gum-1Xanthan GumEthylhexylglycerinCoccinia Indica Fruit ExtractFragrance (Parfum)Aloe Barbadensis (Aloe Vera) Flower ExtractSodium PhytateSolanum Melongena (Eggplant) Fruit ExtractOcimum Sanctum Leaf ExtractCorallina Officinalis ExtractCurcuma Longa (Turmeric) Root ExtractTocopherolCannabis Sativa (Hemp) Seed OilZinc PcaMaltodextrin.

Yoga Kitten: Water, Kaolin, Glycerin, Bentonite, Dipropylene Glycol, Titanium Dioxide, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Palmitic Acid, Stearic Acid, Houttuynia Cordata Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Eucalyptus Globulus (Tasmanian Blue Gum) Leaf Extract, Magnesium Aluminum Silicate, Houttuynia Cordata Powder, Cetyl Alcohol, Xanthan Gum, Tromethamine, Butylene Glycol, Algin, Ethylhexylglycerin, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Laminaria Japonica Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Hydrogenated Lecithin, Myristic Acid, Fructooligosaccharides, Aloe Barbadensis (Aloe Vera) Leaf Extract, Centella Asiatica (Gotu Kola) Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Beta-Glucan, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ethyl Hexanediol, Ceramide 3, Tocopherol, Chromium Oxide Greens.

Namaste Kitten: Water, Peg-8, Stearic Acid, Myristic Acid, Potassium Hydroxide, Glycerin, Lauric Acid, Palmitic Acid, Cannabis Sativa (Hemp) Seed Oil, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Pinus Pinaster (Maritime Pine) Bark Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Mentha Piperita (Peppermint) Extract, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract, Houttuynia Cordata Extract, Butylene Glycol, Coco-Glucoside, Fragrance (Parfum), Glyceryl Stearate Se, Polyquaternium-7, Peg-14m, Arachidic Acid, Sodium Cocoyl Isethionate, 1,2-Hexanediol, Sodium Phytate, Oleic Acid, Sodium Benzoate, Caprylyl Glycol, Quillaja Saponaria (Soapbark) Bark Extract, Silica, Phenoxyethanol, Citric Acid, Cimicifuga Racemosa (Black Cohosh) Root Extract, Resveratrol, Silybum Marianum (Lady's Thistle) Extract, Ethylhexylglycerin, Fd&C Blue No. 1 (Ci 42090), Fd&C Yellow No. 5 (Ci 19140).

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Kitten My Balance On Balancing & Calming Trio

2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI