Nëse lëkura juaj, gjatë gjithë vitit, është e ndjeshme dhe e thatë KLAIRS Rich Moist Soothing Cream, është zgjidhja ideale për ju! Ky krem super hidratues është pjesë e linjës Rich Moist Soothing nga marka KLAIRS, dhe ofron një zgjidhje të dyfishtë për lëkurën e thatë. Vetë marka njihet dhe është e specializuar për formulime produktesh, që i përgjigjen lëkurës sensitive. Edhe ky krem përveç hidratimin të nevojshëm dhe optimal që i ofron lëkurës në afatgjatë, ndihmon gjithashtu në stabilizimin e saj, ndërsa ul temperaturën në vatrat e nxehta, dhe të skuqura, duke bërë të mundur edhe minimizimin e poreve! Formula e përqendruar e Rich Moist Soothing Cream, përmban beta glucan të marrë nga majaja, për të forcuar barrierën mbrojtëse që mund të jetë e irrituar dhe e ndjeshme, duke i ofruar lëkurës rigjenerim si nga brenda dhe jashtë saj. Me anë të përdorimit të vazhdueshëm, ky krem ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Me një fjalë, siç themi ne, një mrekulli në një paketim të vetëm!

Formula e tij nuk përmban ngjyrues dhe fragrancë artificiale, dhe është vegane dhe e patestuar në kafshë!

*80ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

gjalpë shea, vaj jojoba, keramide, ekstrakt nga fruti Papaya

Lista e plotë e përbërësve

Aqua(Water), Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Alcohol, Cyclopentasiloxane, Glyceryl Stearate, Cetyl Ethylhexanoate, Butyrospermum Parkii Butter, Simmondsia Chinensis Seed Oil, Stearic Acid, Butylene Glycol, Sorbitan Sesquioleate, Betaine, Microcrystalline Wax, Sorbitan Stearate, PEG-100 Stearate, Arginine, Carbomer, Chlorphenesin, Dimethicone, Tocopheryl Acetate, Citrus Paradisi Fruit Extract, Illicium Verum Fruit Extract, Nelumbium Speciosum Flower Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Citric Acid, Beta-Glucan, Hydrogenated Lecithin, Portulaca Oleracea Extract, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Limonene, Citrus Limon Peel Oil, Aloe Barbadensis Leaf
Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP. Disodium EDTA, Lavandula Angustifolia Oil, Polyquaternium-51, Citrus Aurantium Dulcis Peel Oil, Apium Graveolens Extract, Brassica Oleracea Capitata Leaf Extract, Brassica Rapa Leaf Extract, Oryza Sativa Bran Extract, Disodium Adenosine Triphosphate, Brassica Oleracea Italica Extract, Daucus Carota Sativa Root Extract, Solanum Lycopersicum
Fruit/Leaf/Stem Extract, Acetyl Methionine, Lysine HCL, Proline, Sodium Ascorbyl Phosphate, Theanine, Linalool, Cananga Odorata Flower Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Algin, Carica Papaya Fruit Extract, Sodium Hydroxide, Citronellol, Geraniol, Citral, Natto Gum.

KLAIRS është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-Beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjithë tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, KLAIRS ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu KLAIRS është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, që secili është shitur me mbi 1 milion herë. 

KLAIRS Rich Moist Soothing Cream

2,400 ALL 3,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI