Korea e Jugut sjell gjithmonë inovacion në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës, dhe një rast i tillë është prodhimi i disa ngjitëseve për mbrojtje nga rrezet UV të diellit.
HEIMISH Watermelon Outdoor Soothing Sun Patch Set janë bërë trend në Korenë e Jugut dhe tashmë do të bëhen edhe në Shqipëri! Këto SPF patches përthyejnë fizikisht rrezet e dëmshme të diellit, që të mos depërtojnë mbi lëkurë. Gjithashtu nga formulimi me 90% ekstrakt të frutit të shalqirit, ofron ndjesi ftohjeje dhe freskie mbi lëkurë. Nga ana tjetër formulimi me eko keramide, vaj të fermentuar Moringa, kolagjen, tocopherol dhe gjalpë shea hidraton thellësisht lëkurën, dhe mban në kontroll shenjat e moshës, duke nxitur në këtë mënyrë prodhimin e kolagjenit. Maska prej hidroxheli ngjitet butësisht dhe lehtësisht me lëkurën. Nga një testim i kryer, rezultoi se maskat mbrojnë 91.6%-92.6% nga rrezet UVA, dhe 94.6%-95.5% nga rrezet UVB. Gjithashtu këto maska kanë kaluar testin e irritimit, me index 0.00.
Këto maska janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për lëkurën sensitive dhe me tendencë hiperpigmentimi.
*5 copë
Pasi të keni nxjerrë maskat nga paketimi, hiqni qeskën sipër tyre dhe vendoseni në zonën poshtë syve, mollëzave dhe faqeve.
Përbërësit "magjik"
90% ekstrakt të frutit të shalqirit, eko keramide, vaj të fermentuar Moringa, kolagjen, tocopherol, gjalpë shea
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Glycerine, Sodium Polyacrylate, Butylene Glycol, PVP, Chondrus Crispus Powder, Aluminum Glycinate, Tartaric Acid, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Octanediol, Disodium EDTA, Hydrolyzed Collagen Extract, Citrullus Lanatus (Watermelon) Fruit Extract (50ppm), Moringa Oleifera Seed Oil, Oleyl Alcohol, Octyldodecanol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Glycine Soja Sterols, Tocopherol, Ceramide NP, Phytosphingosine, Hydrogenated Lecithin
Marka koreane Heimish është lançuar në vitin 2016 me produktet e kujdesit të lëkurës dhe ato kozmetike. Slogani i tyre është "Vlera më e madhe krijohet nga "normalja" dhe bukuria është brenda secilit prej nesh, jo nga zbukurimet e tepërta". Produkti më i shitur i markës është balmi pastrues HEIMISH All Clean Balm falë të cilit ju mund të pastroni thellësisht lëkurën, qelizat e vdekura të lëkurës dhe pikat e zeza menjëherë.