Nëse po kërkoni një fondatinë e cila ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës, minimizim të vijave të holla dhe rrudhave dhe mbrojtje ndaj rrezeve të dëmshme të diellit zgjidhja është: CLIO Kill Cover Fixer Cushion SPF50+ PA+++. Ju nevojitet vetëm një shtresë për të aplikuar në lëkurë për të pasur një makeup të qëndrueshëm dhe shumë natyral. Kjo fondatinë është e formuluar me filtra mbrojtës fizik: Dioxide Titanium. Nga ana tjetër formulimi me ekstrakt të çajit jeshil, nenexhikut, frutit të mollës dhe trumzës ofrojnë freski, elasticitet dhe një pamje më rinore, duke luftuar shenjat e moshës. E veçanta e kësaj fondatine cushion (e aplikueshme me sfungjer), është se bën të mundur përthithjen sa më të mirë në lëkurë, duke ofruar një mbulim të lartë, korrektuar imperfeksionet e lekurës dhe ka qëndrueshmëri shumë të lartë përgjatë ditës! Gjithashtu nëse ju nevojitet të mbani një maskë apo teksa komunikoni në telefon, tashmë mos u shqetësoni aspak pasi kjo fondatinë ka kaluar testimin pranë Universitetit Semyung, në periudhën 9-21 Korrik 2020, duke rezultuar në një formulim që nuk transferon aspak njollë në këto objekte. Për këdo që dëshiron një efekt “glow”, por pa e rënduar lëkurën dhe pa e nxitur prodhimin e sebumit të tepërt gjatë ditës, kjo fondatinë është ideale për ju!

*15gr (2x)

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor). 

Përbërësit "magjik"

filtra mbrojtës fizik (Dioxide Titanium), ekstrakt i çajit jeshil, nenexhikut, frutit të mollës dhe trumzës.

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Titanium Dioxide (CI 77891), Cyclopentasiloxane, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Ethylhexyl Salicylate, Methyl Trimethicone, Isododecane, Butylene Glycol, Trimethylsiloxysilicate, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Niacinamide, Barium Sulfate, 1,2-Hexanediol, Yellow Iron Oxide (CI 77492), Synthetic Fluorphlogopite, Silica, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Chlorella Minutissima Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Leaf Extract, C12-15 Alkyl Benzoate, Lauryl PEG-10 Tris(Trimethylsiloxy)silylethyl Dimethicone, Magnesium Sulfate, Disteadimonium Hectorite, Polyhydroxystearic Acid, Sorbitan Isostearate, Stearic Acid, Alumina, Triethoxycaprylylsilane, Aluminum Hydroxide, Glyceryl Caprylate, Silica Dimethyl Silylate, Glucose, Fructooligosaccharides, Fructose, Adenosine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Magnesium Myristate, Propanediol, Ethylhexylglycerin, Fragrance, Limonene, Linalool, Butylphenyl Methylpropional, Red Iron Oxide (CI 77491), Black Iron Oxide (CI 77499), Acrylate/Stearyl Acrylate/Dimethicone Methacrylate Copolymer, Acrylate/Stearylacrylate/Dimethicone Methacrylate Copolymer

CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.

CLIO PROFESSIONAL Kill Cover Fixer Cushion SPF50+ PA+++

3,500 ALL 4,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI