VT COSMETICS Reedle Shot 100 Ampouler

500.00 ALL 250.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 04 dhe Maj 05.

VT COSMETICS Reedle Shot 100 Ampouler është zgjedhja perfekte për ata që duan të provojnë VT COSMETICS Reedle Shot 100 në një format më të vogël dhe praktik. Ky produkt  vjen në një paketim të përshtatshëm edhe për udhëtime, duke ju lejuar të merrni përfitimet e tij kudo që shkoni. E cilësuar si "microneedling në një shishe" lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurë po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. Përmbajtja e saj është e pasur me ekstrakt të Centella Asiatica dhe propolis të gjelbër, dy përbërës me veti antibakteriale, anti-inflamatore dhe antioksiduese, të cilët ndihmojnë në qetësimin e irritimeve dhe skuqjes, të shkaktuara nga rrezet e dëmshme të diellit dhe agresorët e tjerë të jashtëm. Nga ana tjetër, acidi hialuronik ofron hidratim të thellë, ndërsa kompleksi i aminoacideve riparon dhe mbron barrierën e lëkurës. Kjo esencë vjen në katër variante me të njëjtin formulim, por me përqindje eksfoliues të ndryshme, të cilat sugjerohen të përdoren gradualisht.

**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*2mlx7ea

Shpërndani