VT COSMETICS PDRN Reedle Shot 300

9,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 10 dhe Maj 11.

VT COSMETICS PDRN Reedle Shot 300, inovacioni më i ri në botë e kujdesit të produkteve korene i cili do të transformojë lëkurën në mënyrë të pabesueshme! Kjo esencë revolucionare e cilësuar si "microneedling në një shishe" lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurë po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. Përmbajtja e saj është e pasur me kompleksin PHYTO PDRN® PANAX, një kompleks që ekstrakton ginsengun, i cili ka veti antioksiduese dhe hidratuese, duke ndihmuar lëkurën të ruajë lagështinë e saj natyrale dhe të forcojë barrierën mbrojtëse. PDRN-ja e ginsengut gjithashtu stimulon prodhimin e kolagjenit dhe rikthen elasticitetin e lëkurës, duke zbutur ndjeshëm shenjat e lodhjes dhe rrudhat e imta. Nga ana tjetër, formulimi me acid hialuronik dhe ekstrakt centella asiatica depërton në shtresat më të thella të lëkurës, duke siguruar një hidratim të thellë dhe qetësim të menjëhershëm. Me përdorimin e esencës, lëkura do të fitojë elasticitet të përmirësuar dhe një pamje më të freskët dhe rinore.

**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!

VT COSMETICS PDRN Reedle Shot 300, sugjerohet të përdoret 1 herë në 3 ditë.

Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. 

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+. 

*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.  

Përbërësit "magjik"

Cica Reedle™, PDRN®PANAX, acid hialuronik  ekstrakt centella asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dicaprylyl Carbonate, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Sorbitol, Polyglyceryl-4 Isostearate, Niacinamide, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Magnesium Sulfate, Hyaluronic Acid, Dipropylene Glycol, Polyurethane-15, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Diisostearyl Malate, Silica, Sorbitan Olivate, Synthetic Beeswax, Hippophae Rhamnoides Fruit Oil, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Butylene Glycol, Disodium EDTA, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Centella Asiatica Extract, Glutathione, Squalane, Tocopherol, Glycerin, Hydrogenated Lecithin, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Centella Asiatica Callus Extracellular Vesicles, Hexyl Laurate, Cetearyl Alcohol, Panax Ginseng Root Extract, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Stearic Acid, Glycosphingolipids, Sucrose, Sodium DNA(0.05ppm), Mineral Salts, Collagen Extract, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Propolis Extract, Madecassoside

Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.

Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

Shpërndani

9,500.00 ALL