VT COSMETICS Cica Reti-A Cream 0.05%

2,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 10 dhe Maj 11.

VT COSMETICS Cica Reti-A Cream 0.05% është një formulë e avancuar koreane që bashkon teknologjinë më të fundit me përbërës të fuqishëm për një kujdes të gjithanshëm ndaj lëkurës. I pasuruar me 0.05%  Hydroxypinacolone Retinoate (HPR 99% retinol i pastër), një derivat inovativ i retinoidit, ky krem ofron përfitimet transformuese të retinolit pa shkaktuar irritim, duke e bërë të përshtatshëm edhe për lëkurat më të ndjeshme. Studimet tregojnë gjithashtu se HPR ndihmon në rritjen e prodhimit të kolagjenit, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe redukton ndjeshëm rrudhat dhe vijat e holla. Formula është gjithashtu e pasur me kompleksin ekskluziv Reti-A™, një përzierje e fuqishme e Bakuchiolit si dhe Polifenol dhe Beta-karoten, antioksidantë të fortë që ndihmojnë në mbrojtjen dhe rigjenerimin e lëkurës. Një tjetër e veçantë e këtij kremi është kompleksi i patentuar CICAHYALON™, i cili përmban ekstraktin e njohur për vetitë qetësuese të Centella Asiatica dhe tre lloje të Acideve Hyaluronik, që ofrojnë hidratim të thellë dhe afatgjatë. Ky kompleks ndihmon gjithshtu në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, ruajtjen e lagështisë natyrale dhe e bën lëkurën më të butë, të ushqyer dhe elastike. Ky krem mund të përdoret edhe në të gjitha zonat e tjera ku mund të shfaqen rrudhat duke arritur t'i përmirësoje dukshëm ato, si: te balli, anash buzëve, te qafa etj. I përshtatshëm për çdo tipologji.

**Ky krem ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*30ml

në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

 Reti-A™,  CICAHYALON™,  HPR

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Glycerin, Butylene Glycol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Caprylic/capric Triglyceride, Propanediol, Polyglyceryl-6 Stearate, 1,2-hexanediol, Niacinamide , Cyclohexasiloxane, Cetearyl Alcohol, Triethylhexanoin, Synthetic Beeswax, Glyceryl Stearate, Phytosteryl/isostearyl/cetyl/stearyl/behenyl Dimer Dilinoleate, Dimethyl Isosorbide, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Polyglyceryl-6behenate, Ethylhexylglycerin, Hydroxypinacolone Retinoate, Centella Asiatica Extract, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract, Viola Tricolor Extract, Lavandula Angustifolia Flower Extract, Centaurea Cyanus Flower Extract, Bakuchiol, Polysorbate 20, Retinol, Hydrolyzed collagen, Bht, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Propolis Extract , Bha, Disodium Edta, Parfum

Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.

Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

Shpërndani

2,500.00 ALL