-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
VILLAGE 11 FACTORY Long Lasting Velvet Cushion SPF50+ PA+++
2,400.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
VILLAGE 11 FACTORY Long Lasting Velvet Cushion SPF50+ PA+++ është një fondatinë kompakte me formulë inovative, e cila ofron mbulim të qëndrueshëm, mbrojtje nga dielli dhe përkujdesje për lëkurën. Formula e saj përmban një kombinim të përbërësve hidratues dhe qetësues të cilët ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, zbutjen e vijave të holla dhe ruajtjen e një pamjeje të shëndetshme. Adenosina ndihmon në forcimin dhe zbutjen e lëkurës, ndërsa aloe vera dhe centella asiatica ndihmojnë në qetësimin e irritimeve dhe reduktimin e skuqjeve. Ekstrakti i rozmarinës vepron si një agjent antibakterial, duke parandaluar bllokimin e poreve dhe formimin e papastërtive, ndërsa ekstrakti i orizit ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe reduktimin e hiperpigmentimit. Formula e pasur me përbërës hidratues siguron një ndjesi komode gjatë gjithë ditës, pa e tharë lëkurën. Ka një përfundim velvet, i cili ndihmon në kontrollin e yndyrës së tepërt, duke lënë një efekt të butë dhe natyral.
*15gr
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
Adenosinë, aloe vera, centella asiatica,ekstrakti rozmarine, ekstrakt orizi
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cyclopentasiloxane, Titanium Dioxide (CI 77891), Ethylhexyl Methoxycinnamate, Trimethylsiloxysilicate, Butyloctyl Salicylate, PEG-10 Dimethicone, Butylene Glycol, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Niacinamide, Nylon-12, Synthetic Fluorphlogopite, Iron Oxides (CI 77492), Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Caprylyl Methicone, Magnesium Sulfate, Polypropylsilsesquioxane, Polypropylsilsesquioxane, VP/Hexadecene Copolymer, Disteardimonium Hectorite, Aluminum Hydroxide, Boron Nitride, Portulaca Oleracea Extract, Stearic Acid, Panthenol, Dimethicone Crosspolymer, Caprylic/Capric Triglyceride, Lauroyl Lysine, Iron Oxides (CI 77491), Sodium Benzoate, Tocopheryl Acetate, Triethoxycaprylylsilane, Potassium Sorbate, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Stearalkonium Hectorite, Fragrance, Propylene Carbonate, Dimethicone, Disiloxane, Iron Oxides (CI 77499), Polyglyceryl-3 Polyricinoleate, Polyhydroxystearic Acid, Polyglyceryl-3 Diisostearate, Adenosine, Disodium EDTA, Ethylhexyl Palmitate, Isopropyl Myristate, Isostearic Acid, Lecithin, Trimethylsiloxysilicate/Dimethiconol Crosspolymer, Tin Oxide, Sambucus Nigra Flower Extract, 1,2-Hexanediol, Bacillus Ferment, Fragaria Vesca (Strawberry) Leaf Extract, Aloe Barbadensis Extract, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract
VILLAGE 11 FACTORY është marka më e re e koleksionit “Koral Secrets”. Paketimi dhe marketingu i markës përdorin konceptin e një shkencëtari të çuditshëm për të përcjellë qasjen e tij argëtuese por të thelluar për zhvillimin e zgjidhjeve për kujdesin e lëkurës. VILLAGE 11 FACTORY mori çmimin Hi-Seoul për produktet e saj novatore, 100% të bëra në Kore.
Shpërndani
2,400.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE