-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDIHEAL Retinol Collagen Cream Lifting Mask (1.pc)
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Nëse keni provuar më parë maskën me ampulë MEDIHEAL Retinol Collagen Ampoule Lifting Mask dhe keni mbetur të kënaqur nga ndjesia freskuese dhe efekti lifting i menjëhershëm, por dëshiron një formulë më të pasur dhe më ushqyese, atëherë MEDIHEAL Retinol Collagen Cream Lifting Mask. Formula unike e kësaj maske është e pasur me 99% retinol të pastër, kolagjen me peshë ultra të ulët molekulare dhe një kompleks hidratues, të cilët bashkëveprojnë në harmoni për të përmirësuar teksturën e lëkurës dhe për të minimizuar shenjat e dukshme të moshës. Ajo që e veçon këtë maskë është teknologjia e avancuar me mikro-kapsulim, e cila siguron shpërndarjen e përbërësve duke mundësuar përthithje të thellë. Kolagjeni me peshë të ulët molekulare depërton lehtësisht në lëkurë, duke ofruar një efekt lifting të menjëhershëm. Maska është e pasur gjithashtu me adenosinë, ceramide, hialuronat natriumi dhe panthenol, përbërës që ofrojnë një shtresë të fuqishme hidratuese, qetësuese dhe rigjeneruese për lëkurën. Formula përmban gjithashtu niacinamide për të ndihuar në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës dhe reduktimin e njollave kafe, si dhe ekstrakte bimore qetësuese që e bëjnë këtë maskë të përshtatshme edhe për lëkurën më sensitive. Dizajni i saj “dual-sheet” është formuar për t’u përshtatur në mënyrë të përkryer me formën e fytyrës dhe nofullës, duke ofruar një efekt tërheqës dhe konturues. Vetëm pas një përdorimi, lëkura ndjehet më e fortë, më e lëmuar dhe dukshëm më e freskët. Kjo maskë është ideale për përdorim 1-2 herë në javë, si pjesë e rutinës së mbrëmjes. Rekomandohet që pas përdorimit të saj, gjatë ditës të aplikohet gjithmonë krem mbrojtës nga dielli, për të ruajtur efektin e retinolit dhe për të mbrojtur lëkurën nga faktorët e jashtëm.
*30ml
*1 copë
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
retinol i pastër, kolagjen me peshë ultra të ulët molekulare, kompleks hidratues, adenosinë, ceramide, hialuronat natriumi, panthenol, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Butylene Glycol, Glycereth-26 Hydroxyacetophenone, Arginine, Carbomer, Polyglyceryl-10 Laurate, Caprylyl Glycol, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Sodium Polyacrylate, Xanthan Gum, 1,2-Hexanediol, Dipotassium Glycyrrhizate, Hydrolyzed Collagen (50 ppm), Pelargonium Graveolens Flower Oil, Sodium Hyaluronate, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Hydrogenated Lecithin, Phytosterols, Rose Flower Oil, Retinol (500 ppb), Ceramide NP, Disodium EDTA
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE