MEDICUBE PDRN Pink Peptide Serum

2,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 10 dhe Maj 11.

MEDICUBE PDRN Pink Peptide Serum është pa dyshim një nga ato produkte që meriton plotësisht titullin “magji në një shishe”, falë formulës së tij të jashtëzakonshme, ku përbërësit punojnë në harmoni për të rikthyer shkëlqimin dhe vitalitetin e lëkurës. I formuluar me 1% PDRN të nxjerrë nga salmoni, ky përbërës i fuqishëm nxit rigjenerimin e qelizave dhe ndihmon në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga faktorët e jashtëm apo plakja e lëkurës. Përveç kësaj, serumi përmban në formulim kompleks të pasur me peptide rigjeneruese, si Copper Tripeptide-1, i njohur për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës dhe për të stimuluar prodhimin e kolagjenit, si dhe Argireline, që shpesh quhet “botoksi në një shishe” për efektet e saj të menjëhershme në zbutjen e linjave të holla dhe parandalimin e rrudhave. Një tjetër përbërës i rëndësishëm i këtij serumi është Koenzima Q10, një antioksidues i fuqishëm që lufton radikalet e lira dhe ndihmon në ruajtjen e freskisë së lëkurës, duke parandaluar plakjen e parakohshme. Por kjo nuk është gjithçka! Formula përmban gjithashtu niacinamide, për një efekt zbardhues dhe ndriçues të tonalitetit të lëkurës, si dhe ekstrakt nga rrënja e turmerikut, që ofron veti anti-inflamatore dhe qetësuese, duke e bërë këtë serum ideal edhe për lëkurat më të ndjeshme. Ky serum është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që kërkojnë një trajtim të thellë dhe të gjithanshëm për lëkurën e tyre.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

1% PDRN, peptide, argireline, koenzima Q10,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Disodium EDTA, Niacinamide, Hydrolyzed Collagen, Sodium DNA, Milt Extract, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Dipropylene Glycol, Polyglycerin-3, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Glycereth-26, Adenosine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Isopropyl Myristate, Ubiquinone, Fragrance, Caprylyl Glycol, Tromethamine, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Atelocollagen, Salmon Egg Extract, Cyanocobalamin, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract

MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.

 

Shpërndani

2,500.00 ALL