Pastrues fytyre vajor

Ky produkt pastrues inovativ, me formulë vajore, ofron një larje të thellë dhe efektive të lëkurës duke shkrirë makeup-in menjëherë. Në kontakt me ujin, ky vaj transformohet në një shkumë të lehtë, duke siguruar një pastrim të dyfishtë dhe të plotë për lëkurën. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe ato më të ndjeshmet, ky larës nuk shkakton tharje, ndjesi të pakëndshme të tendosjes së lëkurës, apo irritim në zonën delikate të syve. Formuluar me ekstrakt bambuje dhe një përzierje të vajit të ullirit dhe vajit të farave të lulediellit, ky larës ushqen dhe mbron lëkurën ndërsa e pastron në mënyrë efektive.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*200ml

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt bambuje, vaj ulliri, vaj i farave të lulediellit

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Propanediol, Cocamidopropyl Hydroxysulfate, Coco-Betaine, Sodium Cocoyl Isethionate, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Decylglucoside, Bambusa Vulgaris Water, Saponaria Officinalis Leaf Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Sodium Chloride, Lactobacillus Ferment, Polyquaternium-10, Sorbeth-30 Tetraoleate, Coconut Acid, Chamaecyparis Obtusa Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Sodium Isethionate, Caprylyl Glycol, Ethylhexyl Glycerin, Citric Acid

Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.



MAKEP:REM Safe Me. Oil To Foam Cleanser

1,800 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI