Kur mendon për Klavuu-në, menjëherë të vijnë në mendje perlat, të cilat simbolizojnë bukurinë dhe shkëlqimin. KLAVUU White Pearlsation Special Divine Pear Serum është një formulim unik, i krijuar për të sjellë këto cilësi në lëkurën tuaj. Ky serum është zhvilluar posaçërisht për t’i dhënë lëkurës një radiancë të mrekullueshme dhe bardhësinë e perlave, duke ofruar një trajtim të dyfishtë: rritjen e elasticitetit të lëkurës dhe njëtrajtësimin e tonit të saj. Formulimi i këtij serumi përmban përbërës të fuqishëm si niacinamide, adenosinë, ekstrakt agari dhe raffinosë. Niacinamidet, një formë e vitaminës B3, ndihmojnë në ndërtimin e proteinave të lëkurës dhe reduktojnë madhësinë e poreve, duke përmirësuar teksturën e lëkurës dhe zbehur hiperpigmentimin. Adenosina është e njohur për aftësinë e saj për të luftuar shenjat e moshës duke stimuluar prodhimin e kolagjenit, ndërsa ekstrakti i agarit dhe raffinoza ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Përveç këtyre, ekstrakti i perlave koreane është një përbërës kryesor që i jep lëkurës elasticitetin e nevojshëm, duke i siguruar një pamje më rinore dhe me shkëlqim. Duke përdorur këtë serum rregullisht, do të vini re një përmirësim të dukshëm në shëndetin dhe pamjen e lëkurës suaj, duke arritur një lëkurë plot shkëlqim dhe vitalitet.

Për të përfituar efektet maksimale në lëkurë, këshillohet të përdoret së bashku me kremin hidratues:KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide CreamKLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*33ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

niacinamide, adenosinë, ekstrakt agari dhe raffinosë, ekstrakti i perlave koreane

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, Methylpropanediol, Cyclopentasiloxane, Niacinamide, Bifida Ferment Lysate, Raffinose, Dioscorea Japonica Root Extract, 1,2-Hexanediol, Diglycerin, Bis-PEG-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, Pentylene Glycol, Piper Methysticum (Kava Kava) Leaf/Root/Stem Extract, Beta Vulgaris (Beet) Root Extract, Phellinus Linteus Extract, Arctium Lappa (Burdock) Root Extract, Portulaca Oleracea (Green Purslane) Extract, Pueraria Thunbergiana Root Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Paeonia Lactiflora (Red Peony) Extract, Cnidium Officinale (Marsh Parsley) Root Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Sprout Extract, Brassica Campestris (Rapeseed) Sprout Extract, Brassica Oleracea Acephala (Kale) Leaf Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Sprout Extract, Pearl Extract, Sargassum Muticum Extract, Hypnea Musciformis (Hypneaceae) Extract, Ulva Lactuca (Sea Lettuce) Extract, Ecklonia Cava Extract, Codium Tomentosum (Algae) Extract, Agarum Cribosum Extract, Enteromorpha Compressa (Linnaeus) Extract, Laminaria Japonica Extract, Dunaliella Salina Extract, Sargassum Fulvellum Extract, Porphyra Yezoensis (Algae) Extract, Fucus Vesiculosus (Bladderwrack) Extract, Laminaria Saccharina (Sugar Kelp) Extract, Spirulina Maxima (Algae) Extract, Jania Rubens Extract, Gelidium Amansii Extract, Macrocystis Pyrifera (Kelp) Extract, Algae Extract, Kjellmaniella Gyrata Extract, Laminaria Ochroleuca (Kelp) Extract, Chlorella Vulgaris (Dermochlorella Algae) Extract, Sargassum Fusiforme Extract, Salicornia Herbacea Extract, Pikea Robusta Extract, Hydrolyzed Algae Extract, Hydrolyzed Ulva Lactuca (Sea Lettuce) Extract, Haematococcus Pluvialis (Algae) Extract, Laminaria Digitata (Horsetail Kelp) Extract, Hydrogenated Lecithin, Soluble Collagen, Aloe Barbadensis (Aloe Vera) Leaf Juice, Argania Spinosa (Argan) Kernel Oil, Sodium Hyaluronate, Dimethicone, Mica (CI 77019), Dimethicone Crosspolymer, Hydrolyzed Corn Starch, Butylene Glycol, Titanium Dioxide (CI 77891), Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Ceramide NP, Ethylhexylglycerin, Polyquaternium-51, Glycosyl Trehalose, Laureth-4, Squalane, Hydrogenated Polyisobutene, Laureth-23, Glyceryl Polymethacrylate, Xanthan Gum, PEG-10 Rapeseed Sterol, Alcohol, Hydrogenated Starch Hydrolysate, Biosaccharide Gum-1, Adenosine, Isononyl Isononanoate, Polyglyceryl-10 Stearate, Lecithin, Cetearyl Alcohol, Sodium Polyacrylate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Stearic Acid, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, PVM/MA Copolymer, Glyceryl Stearate, Carbomer, Glycereth-20, Polysorbate 20, Lactobacillus/Algae Extract Ferment, Macrocystis Pyrifera (Kelp) Protein, Algae Oligosaccharides, Chlorella Ferment, Inulin Lauryl Carbamate, Acetic Acid, Lactic Acid, Disodium Stearoyl Glutamate, Palmitoyl Pentapeptide-4, Fragrance, Potassium Sorbate

 Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!

KLAVUU White Pearlsation Special Divine Pear Serum

3,000 ALL 4,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI