-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
KLAVUU Actress Backstage Boosting Cushion Glow
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
KLAVUU Actress Backstage Boosting Cushion Glow është një fondatinë në formë cushion me efekt hidratues dhe ndriçues, e formuluar për të ofruar mbulim mesatar me shkëlqim. Përmban 65% esencë hidratuese, e cila ndihmon në ruajtjen e lagështisë së lëkurës gjatë gjithë ditës, duke e bërë të përshtatshme për lëkurë të thatë ose të dehidratuar. Formula është e pasur me ekstrakt të lules Paeonia lactiflora, i njohur për vetitë hidratuese dhe rigjeneruese për lëkurën. Teknologjia Xfine™ përmban grimca ultra të holla që vendosen në mënyrë të njëtrajtshme mbi lëkurë, duke krijuar një shtresë të lehtë dhe të padukshme, pa efekt “krisjeje” apo ndjesi ngarkese. Përmirëson pamjen e përgjithshme të lëkurës dhe e bën atë të duket më e lëmuar dhe më e freskët. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për lëkurë të thatë.
*12gr
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
ekstrakt I lules Paeonia lactiflora
Lista e plotë e përbërësve
Water, Titanium Dioxide(CI 77891), Cyclopentasiloxane, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Ethylhexyl Salicylate, Lauryl PEG-9 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Glycerin, Propanediol, Isododecane, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Niacinamide, Tridecyl Trimellitate, 1,2-Hexanediol, Sodium Chloride, Trimethylsiloxysilicate, Paeonia Albiflora Flower Extract, Butylene Glycol, Disteardimonium Hectorite, Acrylates/Stearyl Acrylate/Dimethicone Methacrylate Copolymer, Polymethylsilsesquioxane, Trisiloxane, Synthetic Fluorphlogopite, Octyldodecanol, Polyhydroxystearic Acid, Stearic Acid, Aluminum Hydroxide, Alumina, Caprylic/Capric Triglyceride, Triethoxycaprylylsilane, Polyglyceryl-4 Isostearate, Isostearic Acid, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Lecithin, Isopropyl Titanium Triisostearate, Polyglyceryl-3 Polyricinoleate, Neopentyl Glycol Diethylhexanoate, Tocopherol, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, PEG-10 Dimethicone, Dimethicone, Adenosine, Fragrance, Iron Oxide Yellow(CI 77492), Iron Oxide Red(CI 77491), Iron Oxide Black(CI 77499)
Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE