-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
GOODAL Vegan Rice Milk Moisturizing Toner
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Ju prezantojmë GOODAL Vegan Rice Milk Moisturizing Toner, i renditur nga revista Allure si një nga “Best Rice Toners for Sensitive Skin”, falë efektit të tij të jashtëzakonshëm hidratues, përthithjes së shpejtë dhe formulës jashtëzakonisht të butë që respekton barrierën e lëkurës. Ky toner vegan, me një teksturë të qëndrueshme gjysmë-gel dhe gjysmë-ujore, është krijuar për të ofruar hidratim të thellë dhe qetësim të menjëhershëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për ato të ndjeshme dhe të irrituara. Formuluar me përbërës si ekstrakti i orizit Sandui nga Ishulli Jeju dhe aqa-ceramidet, ky toner ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, ul ndjeshmërinë dhe mban të balancuar nivelin e lagështisë për një pamje të freskët dhe të ushqyer. Përbërës të tjerë aktivë si vitamina E (tocopherol), panthenoli, ceramide NP dhe biosaccharide gum‑1ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, duke e lënë të butë, të lëmuar dhe me një efekt “glass-skin”. I lehtë në përthithje dhe pa ndjesi ngjitjeje apo peshe, ky toner përgatit lëkurën në mënyrë ideale për hapat e mëtejshëm të rutinës të kujdesit, duke sjellë qetësim, shkëlqim dhe elasticitet që ndihet menjëherë. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*250ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit “magjik”
Ekstrakt orizi (Sandui rice nga Ishulli Jeju), aqa-ceramide, ceramide NP, vitamina E (tocopherol), panthenol, biosaccharide gum-1
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Xylitol, Glucose, Chlorella Vulgaris Extract, Butylene Glycol, C12-14 Pareth-12, Fructose, Fructooligosaccharides, Carbomer, Caprylyl Glycol, Panthenol, Propanediol, Ethylhexylglycerin, Tromethamine, Sodium Hyaluronate, Xanthan Gum, Biosaccharide Gum-1, Caprylic/Capric Triglyceride, Disodium EDTA, Soymilk, Hydrogenated Lecithin, Oryza Sativa (Rice) Extract, Ceramide NP, Tocopherol
GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE