ANUA Birch Moisture Boosting Serum vjen me një formulë inovative e cila ka marrë vlerësime të larta në Kore për shkak të përbërësve dhe efikasitetit të menjëhershëm. Ky serum përmban 70% ekstrakt thuprash (birch), i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore dhe përmbajtjes së pasur me vitamina dhe minerale. Thupra, e konsideruar si “mbretëresha e pyllit”, është përdorur për shekuj në mjekësinë tradicionale për të rigjeneruar dhe përmirësuar elasticitetin e lëkurës. Gjithashtu, në mitologji thupra simbolizonte pastërtinë dhe përdorej për të pastruar energjitë negative. Por nuk mbaron me kaq! Ky serum i jashtëzakonshëm përmban gjithashtu panthenol dhe një kompleks të dhjetë llojeve të acidit hialuronik, që ndihmojnë në rritjen e nivelit të hidratimit, ofrimin e një lagështie të thellë dhe të qëndrueshme, si edhe forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Ndërsa, kompleksi ABC™️, i përbërë nga Allantoin, Betainë dhe ekstrakt kastraveci, ofron qetësim të menjëhershëm për lëkurën e irrituar dhe shumë sensitive. Ideal për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për ato të yndyrshme dhe sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësi "magjik"
70% ekstrakt thuprë, panthenol, dhjetë lloje të acidit hialuronik, kompleks ABC
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Betula Platyphylla Japonica Juice, Squalane, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, C12-16 Alcohols, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Polyglyceryl-2 Stearate, Glyceryl Stearate, Palmitic Acid, Hydrogenated Lecithin, Stearyl Alcohol, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Sorbitan Isostearate, Disodium EDTA, Dextrin, Allantoin, Gluconolactone, Panthenol, Betaine, Gardenia Florida Fruit Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Oenothera Biennis Flower Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Cucumis Sativus Fruit Extract, Tocopherol, Malachite Extract
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.