PYUNKANG LINE Black Tea Boosting Serum është serumi i duhuri për të gjitha lëkurat të cilat e kanë humbur elasticitetin dhe vitalitetin. Formulimi i tij me çajin e zi të fermentuar dhe ekstrakt Ginseng Berry ofrojnë vitalitet në lëkurë, rrisin elasticitetin, mbajnë në kontroll shenjat e moshës dhe ofrojnë efekt lifting në lëkurë. Ndërsa formulimi me peptide dhe adenosine, bëjnë të mundur mbushjen e çdo vije të holle rrudhe. Menjëherë pas aplikimit lëkura ka një pamje plot shkëlqim, pasi ky serum ka në formulimin e tij niacinamide të cilat mundësojnë edhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës. Ky serum ofron hidratim të thellë pasi ashtu si toneri, përmban beta glucan, gjalpë shea, vaj të farave makadamia, 5 lloje të acidit hialuronik, 3 lloje keramidesh dhe panthenol. Cilësojmë se është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*45ml

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

çaj i zi i fermentuar, adenosine, peptide, acid hialuronik, keramide, panthenol, adenosine

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Butylene Glycol, Glycereth-26, Niacinamide, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Caprylyl Glycol, Dicaprylyl Ether, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Hydroxyacetophenone, Pentylene Glycol, Tromethamine, Camellia Sinensis Leaf Extract, Dipropylene Glycol, Maitodextrin. Ethylhexylglycerin, Polysilicone-15, Caramel Adenosine, Polyglyceryl-10 Dilaurate, Xanthan Gum, Eclipta Prostrata Extract. Coccinia Indica Fruit Extract, Disodium EDTA, Silica, Methylpropanediol, Panthenol, Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter Extract, Polyglyceryl-10 Myristate, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Panax Ginseng Berry Extract, Ethylhexyl Palmitate, Cetyl Ethylhexanoate, Phellodendron Amurense Bark Extract, Coptis Japonica Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Scrophularia Buergeriana Extract, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Cholesterol, Piper Methysticum Root Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Hydrogenated Lecithin, Acetyl Hexapeptide-8, Fructose, Saccharomyces Ferment Filtrate, Polyglyceryl-10 Oleate, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Glucose, Potassium Cetyl Phosphate, Ceramide NP, Beta-Glucan, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Asiatic Acid, Asiaticoside, Sodium Acetylated Hyaluronate, Ceramide NS, Madecassic Acid, Madecassoside, Ceramide EOP

Pyunkang Yul është një markë koreane e themeluar nga klinika mjekësore Pyunkang Oriental, një institucion shumë i njohur në Korenë e Jugut, për trajtimin e sëmundjeve atopike të lëkurës, duke u fokusuar në përdorimin e përbërësve dhe recetave të mjekësisë tradicionale koreane. Misioni i Kompanisë është mbrojtja e lëkurës, dhe shmangia e të gjithë substancave kimike të panevojshme në përbërjet e produkteve. Pyunkang Yul ka formulime minimaliste, por shumë inovative dhe të teknologjisë së lartë. Produktet e saj nuk përmbajnë fillera, që gjenden rëndomtë në produktet kozmetike dhe të përkujdesjes së lëkurës. Kjo bën që pothuajse të gjitha produtket e saj janë pa fragrancë dhe ngjyrues artificial. Kjo filozofi e të kthyerit pas në kohë, dhe përdorimit të recetave bazike vërteton më së miri se kjo është mënyra e duhur e mbrojtjes, dhe e qetësimit të lëkurës së irrituar dhe asaj të lodhur. Pyunkang Yul është përgjigjia e të gjithë lutjeve e personave me lëkurë shumë sensitive! Marka kujdeset të jetë: ekologjike, të mos testojë në kafshë, dhe të mos përdorë materiale plastike pa kriter.

PYUNKANG YUL Black Tea Boosting Serum

4,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI