MISSHA All-Around Safe Block Soft Finish Sun Milk SPF50+ PA+++ është një nga kremrat bestseller dhe më të pëlqyer, sidomos për personat që hasin vështirësi në gjetjen e një kremi mbrojtjës ndaj diellit që nuk e irriton lëkurën e tyre. Përmban filtra fizik si: oksid zinku dhe dioksid titaniumi dhe spektri i tij mbrojtës është SPF 50+ dhe PA+++. I formuluar me teknologjinë e shtresës së dyfishtë, ky krem është rezistent ndaj ujit dhe djersitjes. Ka konsistencë të lehtë në trajtë qumështi i cili tonifikon natyrshëm lëkurën. Nuk është aspak i rëndë, dhe në fund lë një ndjesi mëndafshi dhe freskie. I përshatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, por veçanërisht për atë të yndyrshme dhe me tendencë akneike.

*70ml

Përpara përdorimit tundeni mirë produktin dhe aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

filtra fizik oksid zinku dhe dioksid titanium, glicerinë, 5 ekstrakte të bimëve të egra: rrënjë e artë (golden root), gjethe Guava (Guava Leaf), cinchona, verbena, dhe aloe vera),

Lista e plotë e përbërësve

Water, Cyclopentasiloxane, Silica, Zinc Oxide, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Lauryl PEG-10 Tris(Trimethylsiloxy)silylethyl Dimethicone, Ethylhexyl Salicylate, Caprylyl Methicone, Isopropyl Palmitate, Ethylhexyl Methoxycinnamate,  Titanium Dioxide (CI 77891), Alcohol Denat., C12-15 Alkyl Benzoate, Helichrysum Arenarium Extract, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Magnesium Sulfate, Quaternium-18 Bentonite, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer,  Dimethicone,  Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Aluminum Hydroxide, Stearic Acid, Hydrogen Dimethicone, Glycerin, Fragrance, Phenoxyethanol, Silica Dimethyl Silylate, Sodium Benzoate, Disodium EDTA, Tocopheryl Acetate, Potassium sorbate, Polyhydroxystearic Acid, Caprylyl Glycol,Isostearic Acid, Isopropyl Myristate, Lecithin, Ethylhexyl Palmitate, Polyglyceryl-3 Polyricinoleate, CI 77492, Limonia Acidissima Extract, CI 77491, VP/Hexadecene Copolymer, Acrylates/Dimethicone Copolymer, Biosacchsride Gum-4,  Rosa Davurica Bud Extract, Cinchona Succirubra Bark Extract,Psidium Guajava Leaf Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Abronia Villosa Leaf Extract, Rhodiola Rosea Root Extract, Hexyl Cinnamal, Benzyl Salicylate 

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

Customer Reviews

Based on 2 reviews Write a review

MISSHA All-Around Safe Block Soft Finish Sun Milk SPF50+ PA+++

1,500 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI