NEEDLY Daily Toner Pad janë tamponë pambuku që transformojnë lëkurën e ashpër dhe ofrojnë një eksfolim të përditshëm delikat, duke minimizuar poret dhe siguruar një hidratim të thellë dhe të qëndrueshëm. Formuluar me një pH prej 5.5 dhe eksfoliantë të butë, këto tamponë të zhytur në esencë do të hidratëjnë lëkurën, duke dhënë një ndjesi të menjëhershme freskie dhe rigjenerimi. Pastrojnë poret në mënyrë efikase falë përmbajtjes së BHA (acid salicilik), i cili ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës dhe pikave të zeza, duke reduktuar gjithashtu sebumin e tepërt. PHA kontribuon në butësinë dhe pastërtinë e lëkurës, ndërsa esenca e ujshme e pasur me ekstrakte të Centella, tea tree dhe bimën e artemisias qetëson dhe ushqen lëkurën. Për më tepër, acidi hialuronik ofron hidratim të thellë dhe shkëlqim të natyrshëm. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për atë mikse dhe të yndyrshme.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.

*60tamponë pambuku
*280g

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.

Përbërësit "magjik"

BHA (acid salicilik), PHA, centella, tea tree, artemisia, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Glyceryl Glucoside, 1,2-Hexanediol, Allantoin, Ethylhexylglycerin, C12-14 Pareth-12, Betaine, Caprylyl Glycol, Artemisia Princeps Leaf Water, Butylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Carbomer, Sodium Citrate, Disodium EDTA, Gluconolactone, Salicylic Acid, Tromethamine, Glucose, Aniba Rosodora (Rosewood) Wood Oil, Sodium Hyaluronate

Needly është një markë koreane e kujdesit për lëkurën e njohur për qasjen e saj minimaliste, duke u përqendruar te përbërësit thelbësorë dhe rutinat e thjeshta. Kjo markë synon të ofrojë zgjidhje efektive për probleme të ndryshme të lëkurës përmes produkteve me cilësi të lartë, pa shtesa të panevojshme. Produktet e Needly përmbajnë përbërës minimalë, por shumë efektivë, për të minimizuar rrezikun e irritimeve dhe për të maksimizuar përfitimet për lëkurën. Shpeshherë, produktet e Needly testohen dhe aprovohen nga dermatologë, duke siguruar që janë të sigurta dhe të përshtatshme për lëkurë të ndjeshme. Një fokus i veçantë i Needly është ofrimi i hidratimit të thellë dhe forcimi i barrierës natyrale të lëkurës për ta mbrojtur atë nga dëmtimet e jashtme.

NEEDLY Daily Toner Pad

2,000 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI