I DEW CARE Peel Lit Exfoliating C Treatment Pads, është një inovacion në kujdesin e lëkurës, duke sjellë një terapi eksfoliuese me 60 tamponë të pasura me vitaminë C. Vitamina C njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme qelizore. Veç kësaj, ky përbërës i mrekullueshëm nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Ndërsa formulimi me niacinamide, rrit fuqinë antioksiduese vitaminës C për t'ju adresuar problematikave të lëkurës të sipërpërmendura. Gjithashtu, niacinamidet ndihmojnë në tkurrjen e poreve të lëkurës. Por, nuk mbaron me kaq! Esenca e tyre përmban gjithashtu,  PHA (poly hydroxy acids), AHA (alpha hydroxy acid), ) dhe ekstrakt ananasi, një kombinim përfekt ku përqëndrohet në  largimin e qelizave të vdekura, shpërberjen e pikave të zeza dhe të bardha të krijuara nga bllokimi i poreve dhe sebumi i tepërt. Përdorimi i këtyre tamponëve jo vetëm që do të sjellë një pamje më të re të lëkurës, por gjithashtu do të ndihmojë në promovimin e një teksture të butë dhe të shëndetshme! Të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht adresuar hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës.

Formula e saj është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

*60 tamponë pambuku

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.

Përbërësit "magjik"

vitaminë C, niacinamide, PHA (poly hydroxy acids), AHA (alpha hydroxy acid), ) dhe ekstrakt ananasi

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Sodium Lactate, Methylpropanediol, Betaine, Citric Acid, Lactic Acid, Gluconolactone, Althaea Rosea Flower Extract, Ananas Sativus (Pineapple) Fruit Extract, Ascorbic Acid, Bromelain, Hydroxyacetophenone, Peg-40 Hydrogenated Castor Oil, Allantoin, Caffeine, Butylene Glycol, Saccharide Isomerate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Dipotassium Glycyrrhizate, Fragrance, Disodium Edta, Sodium Citrate,

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Peel Lit Exfoliating C Treatment Pads

2,200 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI