-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
TIRTIR Mask Fit Aura Silver Cushion SPF30 PA++
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
TIRTIR Mask Fit Aura Silver Cushion SPF30 PA++ është fondatina më e re në formatin cushion (me aplikim të lehtë përmes sfungjerit) nga marka TIRTIR, e cila do të bëhet produkti juaj i përditshëm për një lëkurë të përsosur. Formula e saj unike është e pasur me acid hialuronik për hidratim intensiv, lëng thupre të bardhë i cili ndihmon në qetësimin dhe ndriçimin e lëkurës, si dhe ekstrakt algash për një efekt mbrojtës dhe detoksifikues. Me një mbulim të lartë dhe përfundim natyral, kjo fondatinë është testuar për qëndrueshmëri deri në 32 orë, pa krijuar ndjesinë e tharjes apo plasaritjes së grimit. Për më tepër, falë SPF30 PA++, ofron mbrojtje të qëndrueshme kundër rrezeve të dëmshme UV. Aplikimi me sfungjerin “puff” ndihmon në shpërndarjen e barabartë të produktit, duke siguruar një pamje të lëmuar dhe pa theksuar vijat e imta, sidomos në zonën poshtë syve dhe në pjesën e mimikës. E përshtatshme për çdo tipologji lëkure.
E gjthë formula është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*15gr
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
niacinamide, ekstrakt dafinë deti
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cyclopentasiloxane, Titanium Dioxide (CI 77891), Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Iron Oxides (CI 77492), Methyl Trimethicone, Lauryl PEG-8 Dimethicone, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Glyceryl Polymethacrylate, Trimethylsiloxysilicate, Iron Oxides (CI 77491), Sodium Chloride, Disteardimonium Hectorite, Propanediol, Iron Oxides (CI 77499), Propylene Glycol, Nylon-12, Polyhydroxystearic Acid, Triethoxycaprylylsilane, Aluminum Hydroxide, Fragrance, Glycerin, Sodium Palmitoyl Proline, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Kappaphycus Alvarezii Extract, Pancratium Maritimum Extract, Rosa Rugosa Flower Extract, Nymphaea Alba Flower Extract, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Beeswax, Panthenol, Hydrogen Dimethicone, PEG-10 Dimethicone, Trimethylsiloxysilicate/Dimethiconol Crosspolymer, Silica, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Disiloxane, Ethylhexyl Palmitate, Dimethicone Crosspolymer, Cholesteryl Chloride, Propylene Carbonate, Ethylhexylglycerin, Sodium Benzoate, Glyceryl Caprylate, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Zinc Oxide (CI 77947), Cholesteryl Nonanoate, Sodium Hyaluronate, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Lauroyl Lysine, Isopropyl Myristate, Hyaluronic Acid, Dicaprylyl Carbonate, Lecithin, Potassium Sorbate, Tocopheryl Acetate, Bis-Diglyceryl Polyacyladipate-2, Isostearic Acid, Sorbitan Sesquioleate, Polysilicone-11, Polyglyceryl-3 Polyricinoleate, Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid, Dimethicone, Niacinamide, Adenosine, Disodium Stearoyl Glutamate, Quartz, Portulaca Oleracea Extract, Cholesteryl Isostearate, 1,2-Hexanediol, Tocopherol, Disodium EDTA, Tromethamine
TIRTIR është një markë koreane e njohur për kujdesin e lëkurës, e cila fokusohet në përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulimeve inovative. TIRTIR thekson përdorimin e përbërësve natyralë në produktet e saj, duke siguruar që ato të jenë pa kimikate të dëmshme, dhe është e njohur për teknologjitë e saj të avancuara në kujdesin e lëkurës dhe formulimet unike të produkteve. Marka ofron një gamë të gjerë produktesh për kujdesin e lëkurës, përfshirë pastruesit, tonerët, serumet, maskat dhe hidratuesit, që adresojnë probleme të ndryshme të lëkurës. Disa nga produktet më të njohura të TIRTIR përfshijnë ampulën Collagen Core, esencën Ginseng Essence Water dhe linjën Milk Skin.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE