E ndjeni lëkurën shumë të thatë apo të dehidratuar? Mjafton të aplikoni vetëm disa pika nga serumi JUMISO Waterfull Hyaluronic Serum, për të rikthyer hidratimin dhe shkëlqimin e munguar në lëkurë! Çfarë e bën të veçantë këtë serum? Ashtu si e gjithë linja e JUMISO Waterfull Hyaluronic Line , edhe ky serum është i formuluar me kompleksin e 3 llojeve të ndryshme të acidit hialuronik në molekuala të madhësive të ndryshme: të vogël, të mesme dhe të mëdha! Në këtë mënyrë mund të arrihet depërtimi i tyre në të gjitha shtresat e lekurës. Ky serum është i formuluar me teknologjinë e patentuar Cera Presso, duke bërë të mundur që acidi hialuronik, panthenoli dhe keramidet të arrijnë të ofrojnë hidratim instensiv, duke forcuar barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës, dhe për ta mbrojtur nga agresorët e jashtëm. Ky serum është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar, sensitive dhe për këdo që do të mbajë balancuar yndyrën-lagështinë në lëkurë.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*50ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

kompleksi me 3 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, panthenol, ceramide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Dipropylene GIycol, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Chlorella Vulgaris Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Betaine, Panthenol, Trehalose, Polyglyceryl-10 Laurate, Glucose, Ammonium Acryloyld imethyltaurate/VP Copolymer, Fructooligosaccharides, Fructose, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Allantoin, Choleth-24, Hydrogenated Lecithin, Tocopherol, Ceramide NP, Carbomer, Xanthan Gum

JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.

JUMISO Waterfull Hyaluronic Acid Serum

1,650 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI