Nëse jeni duke kërkuar një mbrojtës ndaj rrezeve të diellit me përmbajtje 100% minerale, pa u shqetësuar për përthithjen e rrezeve UV nga lëkura, gjithashtu i përshtatshëm për të gjithë familjen duke mos shkaktuar aspak irritim edhe ndaj lëkurës sensitive, atëherë BENTON Mineral Sun Stick SPF50+/PA++++ është zgjidhja e duhur! Përmban mbrojtjen maksimale të rrezeve UV në Korenë e Jugut pa u shqetësuar për irritimin që zakonisht këta mbrojtës i krijojnë syve. Përmban filtra mineral si titanium dioxide, 3 lloje acidesh hialuronik, dhe tocopherol që njihet si vitaminë E, për ta ushqyer dhe mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira. Konsistenca e tij është e lehtë duke mos lënë njollë të bardhë apo ndjesinë e rëndë dhe ngjitëse në lëkurë. Është në formë stick-u, çka e bën shumë të lehtë riaplikimin e tij gjatë ditës, nëse jeni në lëvizje, në plazh dhe i përshtatet çdo stine. BENTON Mineral Sun Stick SPF50+/ PA++++ është prodhuar duke kaluar testin e "low-irritating", për lëkurën sensitive me indeks shumë të vogël 0.04. Përshtatet me të gjithë tipet e lëkurës, edhe atë të yndyrshme dhe shumë sensitive.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*15gr

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit “magjik”

filtra fizikë (dioksid titaniumi), 3 lloje të acidit hialuronik, tochoperol (vitaminë E).

Lista e plotë e përbërësve

Coco-caprylate/caprate, sunflower seed wax, propylene glycol dicaprylate, H-di/trimethylol hexyllactone cross polymer, C12-15 alkyl benzoate, titanium dioxide, dicaprylyl carbonate, Synthetic fluorphlogopite, vinyl dimethicone, microcrystalline wax, aluminum stearate, polyhydroxystearic acid, purslane extract, centella extract, sodium hyaluronate, hydrolyzed hyaluronic acid, sodium Acetylated hyaluronate, caprylic/capric triglyceride, polyglyceryl-4diisostearate/polyhydroxystearate/sebacate, silica, alumina, pentylene glycol, allantoin, panthenol, Glycerin, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Xylyl Glucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Glucose, Glyceryl Caprylate, Triethoxycaprylylsilane, Stearic Acid, Tocopherol, Purified Water, 1, 2-hexanediol, ethylhexylglycerin

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Mineral Sun Stick SPF50+/PA++++

1,700 ALL 2,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI