MIZON Snail Repairing Foam Cleanser, është pjesë e linjës me sekrecioni të filtruar të kërmillit nga marka MIZON. I formuluar me ekstrakt të papajës dhe sekrecion kërmilli, ky larës ndihmon në kontrollin e sebumit të tepër dhe largimin e butë të papastërtive në një shkumë të pasur luksoze. Gjithashtu, nëse keni lëkurë me tendencë akneike, ekstrati i gjetheve të pemës së çajit, do i luftojë shpërthimet e herë pas hershme, duke ju ndihmuar të keni një lëkurë të pastër dhe të shndërritshme. Ky larës përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, dhe është special për atë të yndrshme dhe sensitive!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*60ml
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt të papajës dhe sekrecion kërmilli, ekstrat i gjetheve të pemës së çajit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Stearic Acid, Glycerin, Potassium Hydroxide, Butylene Glycol, Sodium Polyacrylate, Myristic Acid, Lauric Acid, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Propylene Glycol, Cocamidopropyl Betaine, PEG-14M, Snail Secretion Filtrate, Polysorbate 20, Polyquaternium-7, Hydroxypropyl Methylcellulose, Gypsophila Paniculata Root Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Hedera Helix (Ivy) Extract, Arnica Montana (Arnica) Flower Extract, Artemisia Absinthium (Mugwort) Extract, Achillea Millefolium (Common Yarrow) Extract, Gentiana Lutea (Yellow Gentian) Root Extract, Alcohol, Camellia Sinensis (Green Tea) Leaf Extract, Disodium EDTA, Fragrance
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.