Keni nevojë të shtoni në rutinë një serum me efekt rigjenerues dhe njëkohësisht të minimizojë shenjat e akneve apo të moshës ? MIZON Snail Repair Intensive Ampoule, do të mahnisë këdo që me përdorimin e parë! Kjo ampulë intensive me 80% filtrati të sekretimit të kërmillit nxit rigjenerimin qelizor, ndihmon në riparimin e barrierës, shenjat e akneve, reduktim të njollave kafe dhe cikatriçeve. Gjithashu, formulimi i tij përmban peptide për të reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe plot vitamina për t'i siguruar lëkurës lëndë ushqyese. Ky serum është i përshtatshëm për lëkurën e thatë dhe mikse, dhe i adresohet më së shumti shenjave të moshës.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

 80% filtrati të sekretimit të kërmillit, peptide

Lista e plotë e përbërësve

Snail Secretion Filtrate, Sodium Hyaluronate, Butylene Glycol, Glycerin, Ethanol, Panthenol, Glycereth-26, Punica Granatum Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Carbomer, Triethanolamine, Trehalose, Copper Tripeptide-1, Human Oligopeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Cornus Officinalis Fruit Extract, Nelumbium Speciosum Flower Extract, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Tropolone, Sodium Polyacrylate, Adenosine, Coptis Japonica Extract, Disodium EDTA

 

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Snail Repair Intensive Ampoule

3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI