Ampula Mizon Real Vitamin C, është një nga produktet më të dashura të markës MIZON. I formuluar me plot 19% vitaminë C të pastër, ky serum targeton lehtësisht shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme qelizore. Nga ana tjetër nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Gjithashtu vitamina C bllokon mbiprodhimin e melaninës e cila lehtësisht shkaktohet nga ekspozimi i rrezeve të dëmshme diellore. Ky serum vepron menjëherë sapo të aplikohet në lëkurë, ku do të vëreni shkëlqim në të. Është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për lëkurën me tendencë hiperpigmentimi, njolla kafe dhe shenja post-akne.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*30ml

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

19% vitaminë C 

Lista e plotë e përbërësve

Propanediol, Propylene Carbonate, Ascorbic Acid, 2,3-Butanediol, Dimethyl Isosorbide, Arbutin, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Limonene, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Adenosine

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Real Vitamin C Ampoule

3,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI