MIZON Hyaluronic Acid Sherbet Peeling Scrub, përmban plot 40 të tilla, të cilët bëjnë të mundur eksfolimin e lëkurës, duke larguar papastërtitë e grumbulluara në zbulimin e një lëkure më të pastër dhe më të freskët. I formuluar me 8 lloje të ndryshme të acidit hialuronik dhe kristale Mikro-Eksfoliuese, ky scrub ndihmon në mbajtjen e lagështisë së thellë në lëkurë, duke e lënë atë të jetë më e butë dhe e hidratuar. Nga ana tjetër formulimi me menthol, do ju dhurojë një ndjesi freskuese duke ndihmuar kështu edhe në qetësimin e saj.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*5 g/ 7.0 oz x 40 ea

Përdoret 2 herë në javë në mbrëmje. Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni scrubin dhe aplikoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 5-10 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.

Përbërësit "magjik"

acid hialuronik, kristale Mikro-Eksfoliuese, menthol

Lista e plotë e përbërësve

Water, Sodium Bicarbonate, Glycerin, Silica, 1,2-Hexanediol,Microcrystalline Cellulose, Cellulose, Cellulose Gum, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexylstycerin, Butylene Glycol, Menthol, Sodium Hyaluronate, Milk Protein Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Pentylene Glycol, Ceramide NP,Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Glyceryl Stearate, Dipropylene Glycol, Sodium Acetylated Hyaluronate

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Hyaluronic Acid Sherbet Peeling Scrub

3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI