MISSHA Artemisa Ampoule Mask, është krijuar posaçërisht për të ofruar qetësim të lëkurës së irrituar dhe asaj sensitive falë formulimit me një përqendrim të lartë 70% të koncentruar të bimës Artemisa. Gjithashtu, esenca e saj në trajtë të plotë ampule përmban 3 përbërës kryesor hidratues: Trehalose për të ruajtur barrierën e shëndetshme të lagështisë së lëkurës, Betaine për të hidratuar dhe Glicerinë për të mbajtur lagështinë.  E përshtatshme me të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*25g

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

70% ekstrakt të bimës Artemisia

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Glycerin, Artemisia Princeps Extract(8, 800ppm), 1, 2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Camellia Sinensis Leaf Extract, Trehalose, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Arginine, Allantoin, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Dipotassium Glycyrrhizate, Disodium EDTA, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Houttuynia Cordata Extract, Sorbitan Isostearate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Theobroma Cacao Extract, Dextrin.

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

MISSHA Artemisa Ampoule Mask

500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI