Një nga produktet më të veçanta me përmbajtje vitamine C që nuk ka asnjë mundësi oksidimi, nuk mund të vinte ndryshe përveçse nga gjigandi NEOGEN. NEOGEN DERMALOGY Real Vita C Powder Lemon vjen ekskluzivisht në KORAL SECRETS! Ky produkt vjen në formë pudre, por i zotëron të gjitha efektet e një serumi të mirëfilltë, madje edhe më shumë! Përmban 17% acid Askorbik, pra vitaminë C të pastër duke ofruar efekt zbardhues dhe ndihmon në zbehjen e hiperpigmetimit, njollave të krijuara nga shkak hormonal, rrezatim i dëmshëm diellor, formim i akneve etj. Çfarë e bën të veçantë këtë produkt? Që mund të përdoret dhe të bashkohet me një toner, esencë ose serum dhe çdo produkt tuajin të preferuar ju i shtoni vetitë e vitaminës C. Gjithashtu përmban allantoin, kolagjen të hidrolizuar, trehalose dhe ekstrakt limoni për të hidratuar dhe për të ofruar një shkëlqim sa më natyral lëkurës tuaj. Ky produkt përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës madje edhe për atë sensitive.
Formula e produktit është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, silikon, paraben, fragrancë artificiale, dhe vajra mineral.
Këshillë: Ky produkt, pra pudra me vitaminë C të mos bashkohet me produkte me përmbajtje po vitamine C, ose me acide eksfoliuese, si: AHA, BHA, PHA & LHA dhe retinol.
*20gr
Pas pastrimit të fytyrës, kombinoni një lugëz të produktit me një toner, esencë, serum ose krem hidratues duke shmangur çdo produkt që përmban AHA, BHA ose retinol, dhe bashkojeni në pëllëmbën e dorës dhe prisni 5-10 sekonda që pudra të shpërbëhet në produktin e lëngshëm. Më pas aplikojeni në të gjithë fytyrën, dhe vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Këshillë: Nëse do t'a aplikoni në mëngjes, kujdesuni të përdorni kremin mbrojtës ndaj diellit me SPF, në hapin e fundit e rutinës suaj të mëngjesit.
Përbërësit "magjik"
17% acid Askorbik (vitaminë C e pastër)
Lista e plotë e përbërësve
Lactose, Ascorbic Acid(17%), Allantoin, Trehalose, Ribose, Betaine, Panthenol, Hydrolyzed Collagen, Water, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract(0.1ppm), 1,2-Hexanediol
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.