Vitamin Fruit nga I'M FROM është një serum me prejardhje nga mali Taebaek në Kore, i cili përmban 74% ekstrakt të frutit buckthorn-it. Kjo bimë është e mbushur plot me energji të fuqishme antioksiduese, me vitaminë E, që ndihmon në lehtësimin e stresit dhe ushqen lëkurën me minerale dhe proteina nga deti, duke e mbrojtur atë nga agresorët e jashtëm. Një tjetër përbërës kryesor që ekstaktohet nga kjo bimë është Omega-7, një përbërës i rrallë që bën të mundur hidratimin e thellë të lëkurës, forcon barrierën dhe mbush linjat e holla të rrudhave. Serumi gjithashtu ka përmbajtje të vitaminës C të pastër, e cila nxit prodhimin e kolagjenit për të rritur elasticitetin. Ndërsa formulimi me niacinamide, ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, zbehjen e njollave kafe, si edhe në tkurrjen e madhësisë së poreve të lëkurës. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për lëkurë me tendencë hiperpigmentimi, njolla kafe dhe shenja post-akne.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30 ml 1.01 fl oz
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
74% ekstrakt të bimës buckthorn, Omega-7, Vitaminë C, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Niacinamide, Cyclohexasiloxane, Portulaca Oleracea Extract, Malpighia Glabra (Acerola) Fruit Extract, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Acmella Oleracea Extract, Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Hippophae Rhamnoides Oil, Hydrogenated Lecithin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Xanthan Gum, Tocopheryl Acetate, Adenosine, Carbomer, Fructooligosaccharides, Disodium EDTA, Beta-Glucan, Tromethamine, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Water, Ascorbic Acid, Ethylhexylglycerin
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.