Poret, janë kanalet përmes të cilave sebumi del nga lëkura jonë. Agresorët e përditshëm si ndotja dhe njollat, së bashku me sebumin e tepërt që shpesh vijnë me lëkurë të yndyrshme mund të çojnë në formimin e pikave të zeza, njollave dhe po, poreve që duken të zmadhuara. Në kundërshtim me besimin popullor, ju nuk mund të mbyllni ose "t'i zhdukni" ato. Por, ajo që mund të bëni është t'u jepni atyre një pastrim të mirë të thellë. Fatmirësisht, ka mënyra të thjeshta për të mbajtur poret tuaja të pastra, kështuqë ne "KORAL SECRETS" kemi menduar për ju duke sjellur produktin më të pëlqyer nga marka BENTON, furçen Pore Clear Brush. E pajisur me 4000 qime të holla silikoni 0,4 mm, kjo furçë për pastrimin e poreve ndihmon për të hequr butësisht papastërtitë, falë përbërjes së saj me silikon antibakterial. Për ta përdorur, pomponi ajrin në furçë, aplikoni pastrues me shkumë në fytyrë dhe masazhojeni butësisht me furçen. Pas përdorimit, shpëlajeni furçën tërësisht me ujë të pastër dhe lëreni të thahet.

Për ta përdorur, pomponi ajrin në furçë, aplikoni pastrues me shkumë në fytyrë dhe masazhojeni butësisht me furçë. Pas përdorimit, shpëlajeni furçën tërësisht me ujë të pastër dhe lëreni të thahet në ajër.

Material Silikon

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Pore Clear Brush

1,100 ALL 1,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI