SKINFOOD Fig Vegan Collagen Ampoule

2,800.00 ALL 2,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 02 dhe Prill 03.

SKINFOOD Fig Vegan Collagen Ampoule është një serum në formë ampule, i krijuar për të rikthyer elasticitetin, hidratimin dhe vitalitetin e lëkurës përmes një kombinimi të fuqishëm të kolagjenit vegan dhe përbërësve natyralë. Ky serum, i pasuruar me 10% ekstrakt fiku, ushqen intensivisht lëkurën e lodhur, duke i dhënë një pamje të freskët dhe të shëndetshme. Nga ana tjetër proteinat e marrë nga bizelet stimulojnë prodhimin natyral të kolagjenit, duke përmirësuar elasticitetin dhe duke i dhënë lëkurës një pamje më rinore. Ndërsa, kombinimi i ekstraktit të shegës dhe frutave të manit ofron mbrojtje të fuqishme antioksiduese, duke luftuar radikalet e lira dhe shenjat e para të moshës. Tekstura e ampules është e lehtë, e butë dhe përthithet shpejt, duke e lënë lëkurën të ushqyer dhe të hidratuar pa asnjë ndjesi ngjitjeje. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kjo ampulë rekomandohet veçanërisht për ata që dëshirojnë të trajtojnë shenjat e para të moshës dhe të ruajnë një pamje rinore.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*50ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

ekstrakt fiku vegan, bizele, ekstrakt shege, ekstrakt i frutave të manit

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Propanediol, Polyglycerin-3, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Cetyl Ethylhexanoate, Erythritol, Caprylic/Capric Triglyceride, Betaine, Polyglyceryl-3 Distearate, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Tromethamine, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract(1,000.25 ppm), Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Glyceryl Stearate Citrate, Xanthan Gum, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Dextrin, Sodium Hyaluronate, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Pinus Sylvestris Leaf Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Butylene Glycol, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Hydrolyzed Collagen, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Cyanocobalamin, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Punica Granatum Fruit Extract, Ginkgo Biloba Nut Extract, Morus Alba Fruit Extract, Glucose, Hydrolyzed Pea Protein, Sodium Chloride, Sodium Succinate, Disodium EDTA

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.




Shpërndani

2,800.00 ALL 2,200.00 ALL