MARY & MAY Intense Moisture Care Travel Kit

2,400.00 ALL 1,400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 09 dhe Mars 10.

MARY & MAY Intense Moisture Care Travel Kit, është një set i cili përmban 5 produkte, si: larës, esencë, serum, krem hidratues antirrudhë dhe krem hidratues për zonën delikate të syve. Këto produkte synojnë minimizimin e vijave të holla dhe rrudhave dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës.

MARY & MAY Vegan Low pH Hyaluronic Gel Cleanser

Ky larës përmban në formulim10,000 ppm ekstrakt rrushi dhe acid hialuronik. Këto dy përbërës heqin butësisht të gjitha papastërtitë e lëkurës, duke pastruar thellësisht poret.Ii përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për lëkurën shumë sensitive!

*30ml

MARY & MAY Vegan Blackberry Complex Cream Essence

Kjo esencë është e formuluar me 50.000 ppm ekstrakt të manaferrës dhe 100.000 ppm ujë të zambakut blu. Falë këtyre 2 përbërësve kryesorë, kjo esencë ofron veti antioksiduese, hidratuese dhe qetësuese kundër plakjes së lëkurës. Nga ana tjetër formulimi i kësaj esence me vaj të farës jojoba, acid hialuronik dhe keramide ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës duke rritur në këtë mënyrë nivelin e hidratimit. Kjo esencë ka në formulimin e saj edhe ekstrakt të bimës centella asiatica, e cila mundëson qetësim të menjëhershëm të lëkurës ndaj çdo lloj irritimi.

*30ml

MARY & MAY Idebenone + Blackberry Complex Serum

Ky serum është i formuluar me 1000ppm idebenone i cili ka efekt antioksidues në lëkurë 4 herë më shumë se vitamina C dhe koenzima Q10, dhe mbron lëkurën nga radikalet e lira. Ndërsa formulimi me 20% kompleks të manaferrës së zezë, i cili përmban antocianinë parandalon shenjat e avancuara të moshës. Ky serum ka një ngjyrë karakteristike portokalli, por mos u shqetësoni pasi nuk përmban aspak ngjyrues artificial, por është ngjyra natyrale e përbërësit idebenone. 

*10ml

MARY & MAY Idebenone + Blackberry Complex Intense Cream

Ky krem është i formuluar me 500ppm idebenone dhe 63% kompleks Blackberry, të njohur për vetitë e tyre antioksiduese në lëkurë, duke ndihmuar në minimizimin e shfaqjes së rrudhave dhe mbojtjen e lëkurës nga dëmtimet e jashtme mjedisore dhe radikalet e lira. Nga ana tjetër ky krem përmban 5 lloje të ndryshme keramidesh dhe Phytosphingosine, për të krijuar një barrierë të shëndetshme dhe për të ofruar hidratim të thellë. Ndërsa niacinamidet do të ndihmojnë në zbehjen e njollave kafe. Konsistenca e tij është shumë e lehtë, e butë si mëndafshi dhe përthithet menjëherë nga lëkura. 

*12g

MARY & MAY Tranexamic Acid + Glutathione Eye Cream

Ky krem përmban 1000ppm acid tranexamic, ku do t'i adresohet rrathëve të zinj dhe rrudhave në zonën rreth syve dhe jo vetëm, por në të gjitha vijat e mimikës së fytyrës. Gjithashtu përmban edhe glutathione, i cili është një përbërës me veti të fuqishme antioksiduese, dhe luan një rol shume të rëndësishëm në mbajtjen e lëkurës të shëndetshme dhe të re. Përmban edhe vitaminë C, e cila gjendet me shumë vështirësi në produktet e kujdesit të zonës rreth syve. Në vetëm 2 javë përdorim do të vëreni përmirësim të dukshëm të problematikave të sipërpërmendura.

*12g

Shpërndani