KLAVUU The Origin Deep Ocean Gel Comforter sjell freskinë dhe pastërtinë e oqeanit në kujdesin e përditshëm për lëkurën, duke ofruar një përvojë të papërsëritshme. Me një teksturë të lehtë xheli që shkrihet butësisht në kontakt me lëkurën, ky krem hidratues është i krijuar posaçërisht për lëkurë të thatë, të dehidratuar dhe të ndjeshme, duke qetësuar menjëherë irritimet dhe duke rikthyer balancën natyrale të lagështisë. Si pjesë e linjës prestigjioze KLAVUU The Origin Line, e frymëzuar nga fuqia dhe pastërtia e oqeanit – burimi i perlave të çmuara – ky produkt pasuron lëkurën me përbërës të jashtëzakonshëm si algat detare me ngjyrë (e gjelbër, e kuqe dhe kafe) që qetësojnë dhe rigjenerojnë lëkurën, kripën e detit të pasur me minerale që eksfolion butësisht dhe hidraton, dhe ujin e detit të pastër që mbron lagështinë natyrale të lëkurës. Përbërës të tjerë inovativë si kompleksi AQUALICIA™, që rrit aftësinë hidratuese të lëkurës, dhe kompleksi DERMA-CLERA™, që forcon barrierën natyrale të saj, sigurojnë një kujdes gjithëpërfshirës dhe të butë për lëkurën.

Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me setin: KLAVUU The Origin Ocean Essence Water & Ocean Booster Shot.

*70ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme nga ana e spatulës dhe aplikojeni butësisht në lëkurë. Ndërsa me anë të sferës që është e strukturuar me perlë, masazhoni të gjithë fytyrën.

Përbërësit "magjik"

alga detare me ngjyrë (e gjelbër, e kuqe dhe kafe), kripë deti, uj deti, AQUALICIA™, DERMA-CLERA™

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Propanediol, Glycereth-26, Betaine, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Hexylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Sodium Carbomer, Trehalose, Polyglyceryl-10 Myristate, Polyglyceryl-10 Myristate, Sea Water, Panthenol, Methyl Diisopropyl Propionamide, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Melia Azadirachta Leaf Extract, Houttuynia Cordata Extract, Chondrus Crispus Extract, Maltodextrin, Melia Azadirachta Flower Extract, Hydrolyzed Vegetable Protein, Chlorella Vulgaris Extract, Chlorella Vulgaris Extract, Hizikia Fusiforme Extract, Undaria Pinnatifida Extract, Laminaria Japonica Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Sea Salt, Cynanchum Atratum Extract

 Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!

KLAVUU The Origin Deep Ocean Gel Comforter

1,300 ALL 2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI