COSRX The 6 Peptide Skin Booster Serum është një serum i fuqishëm dhe efektiv që ndihmon në hidratimin dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, duke e bërë atë të duket më e freskët dhe më rinore. Formula e pasur me 6 lloje të peptideve stimulon prodhimin e kolagjenit, duke ndihmuar në riparimin e shenjave dhe plagëve të lëkurës. Ky serum gjithashtu përmban niacinamide, të cilat ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe zbehjen e njollave kafe. Konsistenca e tij është e lehtë dhe përthithet shpejt, duke mos lënë ndjesi ngjitjeje apo rëndese. Përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, sidomos me atë sensitive dhe të dëmtuar. Ky produkt është jokomedogjenik dhe i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*150

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

6 lloje peptide, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, sh-Polypeptide-121, Dipeptide Diaminobutyroyl Benzylamide Diacetate, Oligopeptide-68, Palmitoyl Tripeptide-8, Allantoin, Sodium Hyaluronate, Acetyl Glucosamine, Serine, Alanine, Glycine, Threonine, Arginine, Proline, Betaine, Sodium PCA, Sodium Lactate, PCA, Glutamic Acid, Lysine HCl, Tocopherol, Dextran, Glycine Soja (Soybean) Oil, Hydrogenated Lecithin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Polyacrylate Crosspolymer-6, Butylene Glycol, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Polyquaternium-51, Disodium EDTA, Citric Acid, Caprylyl Glycol, t-Butyl Alcohol, Potassium Sorbate, Sodium Oleate

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

 

COSRX The 6 Peptide Skin Booster Serum

1,700 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI