MIZON Phyto Plump Collagen Toner, është krijuar posaçërisht per t’u aplikuar menjëherë pas pastrimit të lëkurës. Ky toner është pjesë e linjës me kolagjen të markës MIZON. Formula e butë por e fuqishme nxit prodhimin e kolagjenit në lëkurë duke minimizuar në këtë mënyrë vijat e holla dhe rrudhat. Nga ana tjetër, formulimi me adenozinë, rikthen lagështinë dhe hidratimin e munguar duke forcuar barrierën mbrojtëse. Ndërsa ekstrakti i bimës centella asiatica, falë vetive të fuqishme qetësuese që ka ndihmon në shërimin e shpejtë dhe minimizimin e inflamacionit në lëkurë. Ky toner është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, falë konsistencës së tij të lehtë i cili përthithet menjëherë në lëkurë, duke mos lënë aspak ndjesi ngjitje ose rëndese.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*150ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
kolagjen, adenozinë, ekstrakti i bimës centella asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Betaine, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Sodium Polyacrylate, Adenosine, Tremella Fuciformis Polysaccharide (388ppm), Xanthan Gum, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Sucrose Stearate, Centella Asiatica Extract, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Cetearyl Alcohol, Salvia Hispanica Seed Extract, Tocopherol, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Madecassoside, Asiaticoside, Laminaria Japonica Extract, Sargassum Fulvellum Extract, Undaria Pinnatifida Extract
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.