Jemi të lumtur t'ju prezantojmë produktin tonë të ri nga marka MIZON të kujdesit të lëkurës për zonën delikate poshtë syve: MIZON Hyaluronic Acid Eye Gel Patch. Këto maska njëpërdorimshe përmbajnë në formulim tre lloje të acidit hialuronik me peshë të ulët molekulare, për të depërtuar në të gjitha shtresat e lekurës. Në këtë mënyrë arrin të ofrojë hidratim instensiv, për të ofruar një efekt “lifting” dhe për të relaksuar e freskuar zonën e lodhur rreth syve. Nga ana tjetër, formulimi me Vitaminë E, e cila njhet per vetitë e saj antioksiduese dhe allantoninë krijonë një barrierë mbrojtëse dhe të shëndetshme, duke e mbrojtur zonën delikate të syve nga agjentët e jashtëm dhe radikalet e lira. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe elementë PEG.

*60 maska njëpërdorimshe

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.

Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.

Përbërësit "magjik"

3 lloje acid hialuronik,vitaminë E, allantonin

Lista e plotë e përbërësve

Water, glycerin, chondrus crispus (carrageenan) extract, ceratonia siliqua gum, cellulose gum, hydroxyacetophenone, 1,2-hexanediol, sucrose, potassium chloride, allantoin, xanthan gum, ethylhexylglycerin, calcium aluminum borosilicate, bis-peg-15 methyl ether dimethicone, butylene glycol, disodium EDTA, calcium lactate, titanium dioxide (CI 77891), silica, enteromorpha compressa extract, gelidium cartilagineum extract, undaria pinnatifida extract, sargassum fusiforme extract, laminaria japonica extract, mica (CI 77019), sodium hyaluronate 95ppm, dipotassium glycyrrhizate, sodium polyacryloyldimethyl taurate, polyglyceryl-6 caprylate, polyglyceryl-4 caprate, peg-60 hydrogenated castor oil, fragrance (parfum), tin oxide (CI 77861), adenosine, phenoxyethanol, blue 1 (CI 42090), tocopherol, yellow 5 (CI 19140), hyaluronic acid 0.07ppm, hydrolyzed hyaluronic acid. 

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

 

MIZON Hyaluronic Acid Eye Gel Patch

2,000 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI