Hyalugen Le Lift Serum është një serum intensiv ushqyes kundër rrudhave nga linja më e re Hyalugen e markës MIZON. I formuluar me gjeneratën e katërt të kolagjenit Hyalugen (acid hialuronik + kolagjen) ky serum i adresohet shenjave të moshës dhe rritjes së elasticitetit të lëkurës! Nga ana tjetër, përmbajtja me niacinamide ndihmon në mbajtjen në kontroll të sebumit të tepërt dhe tkurrjen e poreve ndërkohë adenoisna, e cila njihet për vetitë e saj ndihmon në minimizimin e vijave të holla dhe parandalimin e tyre. Gjithashtu, falë formulimit me betaine dhe beta-glucan, në lëkurën tuaj do të krijohet një barrierë mbrojtëse hidratimi, e cila bën të mundur minimizimin e humbjes së lagështisë pas pastrimit, duke i ofruar qetësim të plotë asaj.  Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë të thatë dhe mature.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

Hyalugen (acid hialuronik + kolagjen), niacinamide, betaine, beta-glucan

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Glycerin , Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Collagen, Glycerin, Beta-Glucan, Polyquaternium-51, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglycerin-3, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Adenosine , Tromethamine, Disodium EDTA

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Hyalugen Le Lift Serum

2,100 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI