Formulimi i veçantë i MIZON Goodbye Blemish Soothing Gel Cream përmban një koktej të përbërësve të rëndësishëm për rutinën tuaj ditore. I formuluar me kompleksin e patentuar Acnotide-peptide™, ky krem forcon barrierën e lëkurës, kontrollon prodhimin e yndyrës dhe ndihmon në zhdukjen e shenjave post-akne. Formulimi i tij i pasur përmban gjithashtu BHA (acid salicilik), i cili ndihmon kryesisht në trajtimin e akneve falë vetive të fuqishme antibakteriale që ai zotëron! Nga ana tjetër ky krem ofron minimizim dhe qetësim të çdo irritimi në lëkurë, falë kombinimit me niacinamide dhe pro-vitaminën B5 (pantenol). Përhapet lehtësisht në lëkurë duke mos lënë aspak ndjesi ngjitjeje. I përshtatshëm për lëkurë sensitive dhe akneike.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

 *55ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

Acnotide-peptide™, BHA (acid salicilik), niacinamide dhe pro-vitaminën B5

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Methylpropanediol, Niacinamide, Glycerin, Methyl Gluceth-20, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Diethoxyethyl Succinate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Arginine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Carbomer, Panthenol, Butylene Glycol, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Sodium Hyaluronate, Biosaccharide Gum-1, Oligopeptide-191, Copper Tripeptide-1, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Ethylhexylglycerin, Alanine, Serine, Glutamic acid, Glycine, Hydrogenated Lecithin, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Sorbitan Olivate, Cetearyl Olivate, Glucose, Hexapeptide-61 Dimer, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Lupeol

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja..Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Good bye Blemish Soothing Gel Cream

2,100 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI