Tashmë të gjithë e dimë se sa rëndësi i kushtojnë koreanët (jo vetëm) pastrimit të dyfishtë në rutinë e darkës. Për këtë arsye çdo kompani inovative, është gjithmonë në kërkim dhe formulim të një larësi sa më efektiv dhe inovativ për konsumatorët! I tillë është edhe MIZON Cicaluronic™️ Cleansing Balm. Një larës vajor në trajtë balmi i cili me kontaktin e ngrohtësisë së lëkurës suaj, balmi transformohet në vaj dhe në aplikimin e ujit në lëkurë emulsifikohet në trajtë qumështi. I famshëm për strukturën e tij unike të shërbetit blu, ky balm ultra i butë ofron një pastrim sa më të thellë dhe efikas, duke mos krijuar aspak bllokim të poreve apo ndjesi rëndese në lëkurë. Përmbajtja me 8 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, ndihmojnë në rigjenerim e barrierës mbrojtëse së lëkurës ndërsa 7 forma të bimës centella, ofrojnë efekt qetësues për lëkurën e irrituar. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që produkti përmban një spatul në paketim për të ndihmuar në aplikimin e tij. I përshatshëm për të gjitha tipologjitë e lekurës, kryesisht atë të thatë.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon.
*80ml
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit "magjik"
8 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, 7 forma të bimës centella
Lista e plotë e përbërësve
Ethylhexyl Palmitate, Cetyl Ethylhexanoate, Peg-20 Glyceryl Trisostearate, Polyethylene, Peg-8 Isostearate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract, Citrus Aurantifolia (Lime) Fruit Extract, Freesia Refract Extract, Iris Versicolor Extract, Jasminum Officinale (Jasmine) Extract, Lilium Tigrinum Extract, Leontopodium Alpinum Extract, Nelumbium Speciosum Flower Extract, Narcissus Pseudo-Narcissus (Daffodil) Flower Extract, Rose Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil. Amyris Balsamifera Bark Oil, Citrus Paradisi (Grapefruit) Peel Sil, Eucalyptus Globulus Leaf OiL. Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Junipers Mexicana Oil. Boswellia Carteri Oil. Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil. Tocopheryl Acetate, 1.2-Hexanediol
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.